Pensionet me Italinë në fazën finale, aplikimet hapen nga 1 qershori! Nëse data nuk respektohet, do të shtyhet deri më…

Ka mbetur vetëm një muaj nga dita kur qytetarët shqiptarë që kanë derdhur mundin e tyre në shtetin fqinj, Italinë, të mund të aplikojnë për pension nga ky shtet.

Një qershori është data zyrtare e hyrjes në fuqi të marrëveshjes, ndërkohë që varësia mbetet nga afati kohor që i duhet qeverisë italiane për të shkëmbyer “notën verbale”. Sipas ekspertëve, skenari më i vonë i mundshëm është data 1 korrik, datë që mund të shtyhet për shkak të formaliteteve apo burokracive nga pala fqinje.

Në 5 mars 2025, Senati italian miratoi në seancë plenare me 129 vota pro dhe asnjë kundër, marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me Shqipërinë. Nga kjo marrëveshje përfitojnë rreth 550 mijë shtetas shqiptarë dhe rreth 4 mijë shtetas italianë, të cilëve i sigurohet bashkimi i periudhave kontributive, duke bërë të mundur që asnjë vit pune të mos humbasë.

AFATI

Zëvendëspresidenti i shoqatës “Diaspora 91-19”, Dritan Trimçev, ka dhënë disa detaje mbi fazat e implementimit të marrëveshjes me Italinë. Sipas tij, deri më tani është realizuar shkëmbimi i instrumenteve të ratifikimit, që është një hap thelbësor në procedurën ndërkombëtare. Sipas tij, nëse shkëmbimi i notave për hyrjen në fuqi do të realizohet brenda datës 30 prill 2025, atëherë qytetarët do të paraqesin kërkesa për pension për më datën 1 qershor. Nëse kjo datë nuk do të respektohet për shkak të burokracive nga pala italiane, fillimi i aplikimeve do të shtyhet për në datën 1 korrik 2025.

“Marrëveshja për pensionet midis Italisë dhe Shqipërisë tashmë është në fazën përfundimtare, drejt hyrjes në fuqi. Mbas ratifikimit nga të dyja shtetet dhe botimit në Fletoret Zyrtare, është realizuar edhe shkëmbimi i instrumenteve të ratifikimit, që është një hap thelbësor në procedurën ndërkombëtare. Shqipëria e përfundoi këtë proces në korrik të 2024-s, pra gati një vit më parë, ndërsa Italia në prill 2025, përmes ambasadës së saj në Tiranë. Po atë ditë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë konfirmoi zyrtarisht marrjen e notës italiane për ratifikimin e marrëveshjes. Tani është dhe faza e fundit, që është shkëmbimi i notave verbale për konfirmimin e datës së hyrjes në fuqi të marrëveshjes”, – deklaroi ai teksa foli mbi vijueshmërinë e procesit nga ana italiane.

“Konkretisht, Ambasada e Italisë në Tiranë duhet të marrë një notë verbale dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Nga ana e saj, pala shqiptare në të njëjtin moment do t’i kthejë përgjigje identike palës italiane. Në këtë moment, përfundimi i procesit varet nga pala italiane, pasi pala shqiptare i ka të gjitha dokumentet të përgatitura prej një kohe shumë të gjatë. Nëse shkëmbimi i notave për hyrjen në fuqi do të realizohet brenda datës 30 prill 2025, atëherë qytetarët do të paraqesin kërkesa për pension më datë 1 qershor. Në qoftë se kjo datë nuk do të respektohet për shkak të burokracive nga pala italiane, fillimi i aplikimeve do të shtyhet për datën 1 korrik 2025″, ka deklaruar Trimçev.

KOSTOJA

Marrëveshja e firmosur me Shqipërinë do t’i kushtojë buxhetit italian 12 milionë euro në vitin parë të zbatimit. Nisur nga praktika që ndiqet, ligji pritet të japë efektet e para në muajin qershor, pra gati dy muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare, teksa mësohet se një pjesë e qytetarëve shqiptarë që jetojnë atje kanë nisur të dorëzojnë aplikimet e para. Të dhënat tregojnë se në total deri në vitin 2020 janë 433,789 shtetas shqiptarë, që kanë paguar sigurimet shoqërore në Itali. Ndërkohë, referuar regjistrit të kontributeve, janë 30 614 mijë persona (duke marrë në konsideratë këtu kategorinë e atyre që në 2020 janë të grupmoshës 55-64 vjeç dhe që aktualisht janë 60-69 vjeç) që mund të përfitojnë nga ligji pension të parakohshëm, nëse kanë plotësuar mbi 42 vite kontribute bashkuar periudhat në Shqipëri dhe Itali dhe pension pleqërie duke plotësuar kriterin e moshës që është 67 vjeç, si për burrat ashtu edhe për gratë.

Dokumenti nënvizon se para nënshkrimit të marrëveshjes me Shqipërinë, numri i qytetarëve që do trajtohen me pension parashikohej të ishte 4727 persona me një kosto në buxhet 39.6 milionë euro, ndërsa pas firmosjes së marrëveshjes, ky numër pritet të shkojë në 6114 në vitin 2025 me një efekt buxhetor 51.6 milionë euro. Pra, parashikohet që skemës t’i shtohen 1387 persona me një rritje buxhetore 12 milionë për këtë vit. Këtu përfshihen edhe ata persona që trajtohen me ligjin nr. 189 të vitit 2002 (ligji BossiFini) që u jep mundësi emigrantëve shqiptarë që të përfitojnë pension, por me kushtin e riatdhesimit, pra kthimin e tyre në Shqipëri.

Numri i përfituesve vjen në rritje, në të njëjtën kohë edhe fondi i vënë në dispozicion, ku në vitin 2032 pritet të arrijë në 270 milionë euro, 23.4 milionë euro më tepër. Nisur nga këto tregues, numri i përfituesve dhe kostoja e tyre si rezultat i marrëveshjes rezulton të jetë më e ulët nga çfarë është komunikuar nga autoritetet në Shqipëri.

/Gazeta Panorama

Related Posts

Publikohet foto/ Kjo është 27-vjєçarja, nënë e një fëmije, që u gjet e vd’єkur dhe e Iidhur pas një pєme në Itali

Vajza që shihni në foton më sipër është Ermela, 27-vjeçarja e cila u gjet e vdekur në Itali. Nëna e një fëmije 7-vjeçar u gjet e pajetë,…

⬇️Shiko pamjet me poshte⬇️

E r*ndë/ Nëna ‘mon’stër’ hєdh vajzën 7 mυajshє nga baIIkoni, foshnja vd*q rrυgës për në spital

Një vajzë vetëm 7 muajshe gjeti vdekjen, pasi nëna e saj e hodhi nga ballkoni në rrugë. Ngjarja e rëndë u regjistrua këtë të mërkurë në Misterbianco,…

Nami i lekut! Del shuma marramendëse, ja sa është paguar Gjesti në koncertin e tij të parë

Menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, ka qenë një ditë më parë i ftuar në panelin e “Trotuar”, në “E Diell”, ku u diskutua në lidhje me menaxhimin…

Gjesti poston videon e papritur në mes Tiranes, por ja cfarë tërhoqi VEMENDJEN e të gjithëve!

Fituesi i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti ka ndarë disa video në rrjetet sociale ku shihen momentet që këngëtari po kalon në Tiranë. Gjesti ka publikuar…

Ish banori i BBVA4 i ‘futet’ me kokë operacioneve plastike! HABIT me ndryshimin drastik që bënë në fytyrë (Foto)

Ai ka kryer një operacion në hundë, ka rregulluar dhëmbët me një trajtim të ri estetik dhe ka bërë fryrjen e buzëve, duke i dhënë vetes një…