Zjarri lë 5 familje në qiell të hapur në Pogradec, banorja: S’kishte ujë Liqeni?!

Pamje të reja kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga zjarri që përfshiu dy banesa në lagjen nr. 4 të Pogradecit mbrëmjen e sotme.

Në video shihet një prej banoreve të prekura, e cila shfaqet e revoltuar, duke fajësuar zjarrfikëset për mungesë të ujit.

“S’ka ujë liqeni i Pogradecit?!” – shprehet ajo e revoltuar mes dëshpërimit, duke theksuar se prej dy orësh zjarrfikëset nuk kanë mundur të vënë flakët nën kontroll.

Zjarri ka shkrumbuar plotësisht dy banesa që kishin një çati të përbashkët, ku jetonin 5 familje.

Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar, pasi banorët kanë arritur të dalin në kohë nga shtëpitë e përfshira nga flakët. Megjithatë, dëmi ekonomik është kolosal, pasi të gjitha pronat dhe orenditë brenda banesave janë djegur.

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë të mjaftueshëm,” deklaruan dëshmitarët nga vendngjarja, duke shtuar se ndihma e autoriteteve ka qenë e vonuar dhe e paefektshme. Ky fakt është konfirmuar edhe nga një qytetar që raportoi fillimisht ngjarjen në redaksinë tonë, i cili tha: “Zjarrfikësja erdhi pa ujë dhe mjetet e duhura.”

Shkrumbimi i dy banesave ka lënë 5 familje në qiell të hapur, të cilët tashmë përballen me pasigurinë për të gjetur një strehë. Situata ka ngritur edhe njëherë pikëpyetje mbi gatishmërinë dhe efektivitetin e shërbimeve emergjente në raste të tilla.

Kjo ngjarje e rëndë duhet të shërbejë si një alarm për autoritetet lokale që të rishikojnë kapacitetet e zjarrfikësve në qytetin e Pogradecit, për të shmangur fatkeqësi të tilla në të ardhmen.

Related Posts

Përplasen dy automjete dhe një motor në Unazën e Madhe në Tiranë, humb jetën i riu

Një aksident i rëndë ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme, ku dy automjete dhe një motomjet u përfshinë në një përplasje fatale në zonën e Unazës së…

Kush mban rekordin botëror? 50 vendet me rezervat më të mëdha të arit

Ari mbetet një prej aseteve më të sigurta përballë trazirave globale dhe pasigurisë ekonomike, duke nxitur shtetet dhe bankat qendrore të rrisin blerjet e tij. Ky trend…

💞 H0T RELAX 💞

Horoskopi ditor, e shtunë 6 dhjetor 2025

Dashi Gjate kësaj dite do ndiheni mjaft te lumtur pranë atij qe dashuroni. Ne krahët e tij do përjetoni kënaqësi pa fund dhe do ju duket vetja…

T*rupi i 45-vjeçares në Vlorë u gjet pas 2 vitesh, akuza e fqinjit: E vr*në familjarët…

Që prej shkurtit të vitit 2023, Veziko Bejko nga fshati Tërbaç i Vlorës humbi kontaktet me familjarët. Bashkëshorti i saj tregoi asokohe se gruaja, pasi piu kafen…

I mituri nd*rroi jetë pasi u qëIIua me thikë, familja Boba merr VENDIMIN e papritur

Shtëpia e familjes Boba në lagjen e ish-Kënetës në Durrës qëndron e mbyllur. Asnjë person nuk ndodhet aty, me përjashtim të pronares së objektit që 3 vite…