Rr*mbehet një burrë në mes të Tiranës! E fusin me f*rcë në makinë dhe më pas i kërc*nojnë bashkëshorten e tij: E pabesueshme cfare i kerkojne! (EMRAT)

Policia e Shtetit ka arritur të zbardhë një ngjarje të rëndë të regjistruar mu në zemër të kryeqytetit, Tiranës. Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se pese persona rrëmbyen dhe mbajtën peng një 68-vjeçar.

Konkretisht më datën 29 prill, pra një ditë më parë, Policia u njoftua se në rrugën “George W Bush” një shtetas ishte marrë me forcë dhe në këmbim të lirisë së atij, ata i kishin marrë një shumë të madhe parash bashkëshortes së 68-vjeçarit.

Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit Sulejman Sina, Klinton Sina dhe Idajet Mashollari, në rrugën “George W. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin E. A., 68 vjeç.

Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit Bajram Ibraliut, në zonën e Saukut.

Falë ndërhyrjes së shpejt policia bëri të mundur arrestimin e shtetasve të lartpërmendur, ndërkohë që gjatë kontrolleve në banesat e tyre si dhe në një automjet më të cilin lëviznin Sulejman Sina dhe Nikoleta Begolli, u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Imediat”.

Morën me forcë dhe mbajtën peng në një zonë periferike, një 68-vjeçar, si dhe kërcënuan bashkëshorten e tij, për t’i marrë 2 000 000 lekë. Kapen pas disa orësh, 5 shtetas që bashkëpunuan për kryerjen e këtij krimi.

Sekuestrohen 1 746 000 lekë nga shuma që bashkëshortja iu dha këtyre shtetasve.

Menjëherë pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se më datë 29.04.2025, disa shtetas kishin marrë me forcë një shtetas, të cilin e kishin mbajtur peng dhe në këmbim të lirisë së tij i kishin marrë një shumë të madhe parash, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë organizuar punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale, të kryera në kuadër të operacionit “Imediat”, u arrestuan 5 shtetasit e dyshuar të implikuar në këtë rast, konkretisht: shtetasit S. S., 31 vjeç, K. S., 21 vjeç (vëllezër), I. M., 21 vjeç, B. I., 57 vjeç dhe N. B., 32 vjeçe, të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet, pamjet filmike dhe provat e siguruara ka rezultuar se shtetasit S. S., K. S. dhe I. M., në rrugën “George Ë. Bush”, kanë marrë me forcë në një automjet dhe kanë mbajtur peng, në një banesë të braktisur të fshatit Kakunjë, shtetasin E. A., 68 vjeç. Dhe më pas kanë telefonuar bashkëshorten e tij, të cilën e kanë shantazhuar për jetën e 68-vjeçarit, duke i kërkuar shumën prej 2 000 000 lekësh. Kjo shumë i është dorëzuar shtetasit B. I., në zonën e Saukut.

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes, janë kryer kontrolle në banesat e këtyre shtetasve si dhe në një automjet me të cilin lëviznin shtetasi S. S. dhe shtetasja N. B., ku u gjetën dhe sekuestruan 1 746 000 lekë të dyshuara të marra nëpërmjet kanosjes, nga bashkëshortja e shtetasit E. A.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Mbajti pєng në makinë dhe kєrcënoi një 29-vjeçare, arrєstohet i riu në Astir. Emri

Një 29-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi dyshohet se ka marrë p eng dhe ka kanosur një vajzë në Tiranë. Mësohet se Jurgen Shima u vu…

Tr*nditëse në Itali. Shqiptari tenton të м’bysë gruan dhe e мbështjeII me tapet pasi mendoi se e kishte ν’rarë. Si u zbuIua 42-vjeçarja që ishte gjaIIë?

Ngjarje tronditëse në Itali. Shqiptari dhunon dhe tenton të mb ysë gruan, pastaj, duke menduar se kishte vd ekur, e mbështjell me qilim dhe e tërhoqi zvarrë…

Kush janë kandidatët që morën zero vota duke mos votuar as veten e tyre?

Në zgjedhjet e 11 majit, shqiptarët kishin mundësi që përveç partive të mund të votonin edhe për kandidatët që do të zgjidhesin deputetë në parlamentin e Shqipërisë….

Zgjedhjet, ja qarqet ku vota e diasporës mund të ndryshojë balancën e mandateve mes PS dhe PD

Edhe pse Partia Socialiste ka dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 me 83 mandate të siguruara deri tani, gara për numrin përfundimtar të vendeve…

Kryen vj*dhje me vlerë 2 milionë euro, poIicia shkatërron b*ndën shqiptare. Vihen në pranga 6 persona

Autoritete belge pas disa muajsh hetimesh kanë arritur të arrestojnë një grup kriminelësh. Sipas hetimeve organizate kriminale shqiptare ishte përfshirë në shtatë vjedhje mallrash në Francë me…

Garë e fortë mes Tabakut dhe Alimehmetit/ Kush do të marrë mandatin e deputetit nga PD në Tiranë?

Numërimi i votave për kandidatët për deputet vijon në të gjitha qarqet e vendit. Në qarkun e Tiranës, ku Partia Demokratike ka siguruar vetëm 13 mandate, gara…