Fruti që υI rrezikυn e sυImit në zemër

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundjet kardiovaskulare janë vrasësit kryesorë në mbarë botën, duke marrë afro 18 milionë jetë çdo vit.

Sipas një studimi të ri, konsumi i të paktën dy avokadove në javë, mund të zvogëlojë rrezikun e një ataku në zemër. Konsumimi i avokadove zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër si te burrat ashtu edhe te gratë.

Njihuni më poshtë me rezultatet e studimit dhe sasinë që sipas ekspertëve mbron shëndetin tuaj kardiovaskular.

Çfarë tregon studimi?

Studimi mbi faktorët e rrezikut të sëmundjeve kronike, ndoqi më shumë se 100,000 gra dhe burra për katër vjet. Për të shqyrtuar këtë ndikim, studiuesit zëvendësuan të njëjtën sasi vezësh, kosi, djathi, margarine, gjalpi dhe mishi të përpunuar me avokado. Ata vunë re se ndryshimet në shëndet ishin të mëdha.

Në vend të avokadove ju mund të konsumoni ushqime me një profil ushqyes të ngjashëm. Të tilla si arrat, bajamet, ullinjtë, vaji i ullirit, fara si kungulli ose liri, fasule, qiqra dhe thjerrëza.

Si të parandalosh sëmundjet e zemrës?

Për të parandaluar sëmundjet e zemrës mbani nën kontroll peshën, presionin e gjakut, kolesterolin. Gjithashtu menaxhoni stresin, kufizoni alkoolin, shmangni duhanin, bëni gjumë të qetë, stërvitje të rregullt dhe ushqehuni shëndetshëm.

Yndyrat e shëndetshme që duhet të konsumoni janë vaji i ullirit, i kikirikut dhe vaji i susamit, së bashku me avokadot, gjalpin e kikirikut, arrorët dhe farat.Shmangni yndyrat e ngopura dhe yndyrat trans që rrisin nivelet e LDL, të njohur si “kolesteroli i keq”.

Të tilla janë produktet e qumështit, vezët, gjalpi dhe pjesët yndyrore të viçit, derrit dhe shpendëve me lëkurë.

Këto yndyra mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe diabetit të tipit 2. Ato shpesh mund të gjenden edhe tek ushqimet e skuqura apo ëmbëlsirat.

Related Posts

Hynë shumë mjete ajrore në hapësirën ajrore të Polonisë, Shqipëria dënon sulmin e Rusisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me zhvillimet mbi hyrjen e shumë mjeteve ajrore pa pilotë (dronë) në hapësirën ajrore…

Paguan shteti, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë, ja kush përfiton

Në një realitet ku strehimi i denjë shpesh mbetet privilegj, e jo e drejtë bazë, një program i ri po vendos fokusin aty ku nevoja është më…

“Kontrolloni cdo detaj…”, horoskopi për ditën e sotme, 10 shtator 2025

Dashi Sugjerohet kontroll i dyfishtë i detajeve para se të bëni investime, pasi lëvizjet impulsive mund të kthehen në të kundërt. Në aspektin professional, puna juaj do…

Plane me Gridën për kurorëzim? Ja si përgjigjet Salianji

I ftuar në një emision televiziv, Ervin Salianji foli për marrëdhënien e tij me ish-deputeten e PD-së, Grida Duma. Salianji përmendi mbështetjen e vazhdueshme të Dumës gjatë…

Çfarë i tha ChatGPT 16-vjeçarit që e çoi drejt vetëvr*asjes? Detaje tronditëse nga biseda

Prindërit e një 16-vjeçari nga Orange County, Kalifornia, kanë ngritur padi kundër kompanisë OpenAI, duke pretenduar se bisedat e gjata të djalit të tyre me ChatGPT çuan…

“Manastirliu kujdes…”/ Meri Shehu: Unë kam mbaruar për mësuesi, më takon të bëhem ministre…

Eftuar sot në emisionin “Wake Up” ka qenë astrologia e njohur, Meri Shehu, e cila ka komentuar datën 12 shtator që do të krijohet Kuvendi i Ri….