“F*mijët dragua, Skëndërbeu një prej tyre”, okuItistja SH0K0N me deklaratat: Pse u zgjat trupi i vëllait të Danelës pas vd*kjes

Një deklaratë e bujshme nga ish-konkurrentja e “Ferma VIP”, Danela, ku ajo tregoi se kishte pasur një vëlla “dragua” me flatra dhe fuqi të mbinatyrshme, ka shkaktuar debat të gjerë në mediat shqiptare dhe rrjetet sociale. Për të shpjeguar këtë fenomen të pazakontë, në emisionin “7pa5” u ftua Pranvera Xhafa, studiuese e shkencave okulte.

Sipas Xhafës, ky nuk është një rast i izoluar, por një shenjë e lidhjes mes botës sonë dhe një dimensioni tjetër. Ajo shpjegoi se të tilla qenie, si “fëmijët dragua”, janë mishërime shpirtërore që përkohësisht marrin formë fizike në dimensionin tonë, por që nuk janë të përhershëm.

“Janë një lloj mishërimi nga një dimension tjetër, në dimensionin tonë kohor. Janë ekzistenciale në një kohë tjetër. Krahët i përkasin një dimensioni tjetër dhe në kohën tonë zhduken. I përkasin më shumë shpirtit sesa trupit. Në jemi në fillimin e një mbarimi të kësaj epoke. Kohë përshpejtohet dhe nëse koha mbaron, nis një cikël tjetër.
Edhe Skëndërbeu ka qenë një i tillë. Lëvizjet e tij para në kohë, në një dimension tjetër kohorë e bënin që të kishtë një strategji më efikase për luftën, që nuk ishte e varur nga numri. Ai kishte mundësi që të shkëputej dhe të shihte se ç’do ndodh nesër” tha ajo.

Sipas saj, këto aftësi janë bërë gjithnjë e më të rralla për shkak të një “evolucioni regresiv” të njeriut në aspektin metafizik. “Sa më shumë të shkojmë pas në kohë, aq më shumë raste të tilla gjejmë. Në kohën e Arbrit dhe edhe gjatë komunizmit, ka pasur individë me aftësi jashtë normales,” shtoi Xhafa, duke theksuar rëndësinë e shëndetit shpirtëror dhe fizik në ngjizjen e fëmijëve të tillë.

Një tjetër detaj që Danela tregoi ishte se gjatë ceremonisë mortore, arkivoli i vëllait të saj u ndërrua 3 herë, pasi trupi i tij zgjatej. Pranvera Xhafa dha një shpejgim për këtë.

“Shpirti nga ky dimension kohor, ne jemi në një epokë oksigjeni që na kufizojnë në nivelin fizik. Kur një trup vjen nga një dimension tjetër, është i zmadhuar. Nëse dalim jashtë kësaj kohe mund të ketë më shumë hidrogjen që bën që trupat rriten më shumë.”

Një nga deklaratat më të diskutueshme të saj ishte ajo se “nëse një person i tretë sheh një fëmijë dragua, ai vdes”. Okultistja thotë se kjo ndodh për shkak të shkëputjes së energjisë shpirtërore nga përballja. “Misioni i tyre është i tillë, që të jetë sekret”.

/vizionplus.tv

Related Posts

Hynë shumë mjete ajrore në hapësirën ajrore të Polonisë, Shqipëria dënon sulmin e Rusisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me zhvillimet mbi hyrjen e shumë mjeteve ajrore pa pilotë (dronë) në hapësirën ajrore…

Paguan shteti, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë, ja kush përfiton

Në një realitet ku strehimi i denjë shpesh mbetet privilegj, e jo e drejtë bazë, një program i ri po vendos fokusin aty ku nevoja është më…

“Kontrolloni cdo detaj…”, horoskopi për ditën e sotme, 10 shtator 2025

Dashi Sugjerohet kontroll i dyfishtë i detajeve para se të bëni investime, pasi lëvizjet impulsive mund të kthehen në të kundërt. Në aspektin professional, puna juaj do…

Plane me Gridën për kurorëzim? Ja si përgjigjet Salianji

I ftuar në një emision televiziv, Ervin Salianji foli për marrëdhënien e tij me ish-deputeten e PD-së, Grida Duma. Salianji përmendi mbështetjen e vazhdueshme të Dumës gjatë…

Çfarë i tha ChatGPT 16-vjeçarit që e çoi drejt vetëvr*asjes? Detaje tronditëse nga biseda

Prindërit e një 16-vjeçari nga Orange County, Kalifornia, kanë ngritur padi kundër kompanisë OpenAI, duke pretenduar se bisedat e gjata të djalit të tyre me ChatGPT çuan…

“Manastirliu kujdes…”/ Meri Shehu: Unë kam mbaruar për mësuesi, më takon të bëhem ministre…

Eftuar sot në emisionin “Wake Up” ka qenë astrologia e njohur, Meri Shehu, e cila ka komentuar datën 12 shtator që do të krijohet Kuvendi i Ri….