Skip to content

Florenc Çapja mbërrin në Rinas/ 44 vjeçari sillet nga Dubai, i dënuar përjetë për vr*asje

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin në burgim të përjetshëm Florenc Çapjan, Ardjan Çapjan, dhe Jorgu Lekun, për vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir.

Ndërkohë Çapja shtë gjithashtu edhe në hetim dhe akuzohet për ngjarje të tjera, përfshirë dhe atentatin ndaj dhëndrit të Qazim Sejdini, si dhe dyshohet si porositës i vrasjes së një shefi rrugore në Elbasan.

Ai ka qëndruar i lirë në Dubai sepse shteti ynë nuk ka një marrëveshje, por siç thuhet kanë mundur të bindin autoritetet.

Çapja është i dënuar me vendim të formës së prerë për vrasje. Çapja do të qëndroj në burgun 313, ndëkrohë pak më parë ka mbërritur ne Rinas

Published inTë fundit