Aksident me 3 të plagosur në Rrugën e Arbërit, makina përplaset me kamionin dhe shpërbëhet në dy pjesë

Bulqizë, 6 Shkurt 2026 – Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Arbërit, pranë tunelit të Murrizit, ku janë përfshirë një makinë dhe një kamion. Përplasja ka qenë aq e fortë sa automjeti është ndarë në dy pjesë dhe tre persona janë plagosur. Policia tha se në rrugën e Arbërit, kamioni me drejtues shtetasin Xh. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. D. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave t aksidentit. ⬇⬇⬇ 𝐊𝐋𝐥𝐊𝟎 𝐅𝟎𝐓𝟎𝐍 𝐌𝐄 𝐏𝟎𝐒𝐇𝐓𝐄 𝐏𝐄𝐑 𝐏𝐀𝐌𝐉𝐄𝐓 𝐄𝐊𝐒𝐊𝐋𝐔𝐙𝐥𝐕𝐄 ⬇⬇⬇