“Tek Vet Hospital më morën 4000€ për macen!”

Një denoncim ka ngritur shqetësime për trajtimin dhe abuzimet e pretenduara në një klinikë veterinare në Tiranë. Sipas një qytetaro, macja e tij u diagnostikua me Feline Infectious Peritonitis (FIP) bazuar në analizat dhe kontrollet e kryera në këtë klinikë.

Klinika Vet Hospital në Sauk pretendoi që trajtimi për FIP do të kushtonte rreth 4,000 euro, ndërsa në të vërtetë, sipas mjekëve të tjerë, ilaçi maksimalisht mund të kushtonte 600 euro. Në një konsultim të dytë me veterinerë të tjerë, u konstatua se analizat nuk tregonin asnjë shenjë të FIP. Për më tepër, ekziston një test i shpejtë për këtë sëmundje, i cili nuk u përmend nga klinika e parë.

Vet Hospital refuzoi të jepte dokumentacionin e plotë për diagnozën dhe trajtimin, duke deklaruar se diagnoza e FIP nuk mund të jetë kurrë e sigurt dhe nuk ka test specifik për të.

Gjatë qëndrimit në klinikë, sipas denoncuesit, macja dhe shumë kafshë të tjera mbaheshin pa ushqim, duke u lënë në kushte të papranueshme, gjë që sipas pronarit të maces ishte e qëllimshme.

Macja e qytetarit u transferua për trajtim në një institucion tjetër, ku u diagnostikua dhe u trajtua për një problem tjetër shëndetësor, duke shfaqur përmirësim të dukshëm.

    

DENONCUESI SHKRUAN:

”Përshëndetje! Doja të ngrija një alarm në lidhje me abuzimet që ndodh tek Vet Hospital. Para disa ditësh po kuroja macen, bazuar në analizat dhe kontrollet e tyre e diagnostikuan me FIP, dhe thanë që kura shkon 4 mijë euro.

E mbajtën atje për 3 ditë dhe ndërkohe u konsultova me mjek te tjerë, zbulova që analizat nuk tregonin FIP dhe për FIP kishte një test të shpejt që e diagnostikonte.

Kur terhoqa macen ju kërkova kartelë dhe nuk ma jepnin, ju kërkova diagnozën dhe më thanë që s’mund të ta japim pasi FIP asnjëherë nuk është e sigurt dhe se nuk kishte test për të. Macja u kurua diku tjetër për problemin përkatës dhe është mirë.

Atje ishin një numër goxha i madh macesh që mjekoheshin për FIP dhe mbaheshin pa ushqim, dhe kjo e qëllimshme. Në fund më shkruan vetëm një letër me dorë që macja kishte FIP dhe kurohej për FIP. Komplet abuzim

Mendoj që duhet të shikohet pak si situatë. Kam dhe analizat e bëra prej tyre. Me thane qe eshte veshtire me e gjet ilacin po kushton max 600€ ”

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…