Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me procesin e integrimit europian të vendit, duke deklaruar se më 26 maj në Bruksel do të zhvillohet Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e cila sipas tij “vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit”.

“Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton”, tha Rama.

Rama kishte edhe një përgjigje për opozitën, e cila herë pas herë ka deklaruar se negociatat janë bllokuar: “U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje. Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi”.

Rama shprehu mirënjohje për institucionet shqiptare, ekipin negociator dhe qytetarët që mbështesin procesin e anëtarësimit në BE, ndërsa përsëriti objektivin e qeverisë për “Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE