I kërkuar për ν’ɾasje në Shqipëri, si u fsheh për 4 vite në Britani Lorenc Lala? Pagoi 50 mijë € për “kokën” e…

Lorenc Lala, 47-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim për një vrasje me motiv gjakmarrjeje është arrestuar në Britani, ku kishte jetuar i lirë dhe i padiktuar për katër vite.

Lala u vu në pranga këtë javë nga policia britanike, pas një operacioni në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Policia e Shtetit kishte lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar dhe kërkonte ekstradimin e tij për ta përballur me drejtësinë në Shqipëri.

Ai akuzohet se ka organizuar dhe financuar vrasjen e Albi Bashaliut, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në fshatin Gjocaj të Peqinit, në kuadër të një gjakmarrjeje për një vrasje të mëparshme. Lorenc Lala dyshohet se ka paguar 50 mijë euro (rreth 42 mijë paund) për ekzekutimin e Bashaliut dhe ka ndihmuar autorin që të largohet nga vendngjarja.

Sipas mediave britanike, Lala besohet të jetë larguar drejt Mbretërisë së Bashkuar në bindjen se jashtë sistemit të urdhër-arresteve europiane, do të ishte më i sigurt. Që nga dalja e Britanisë nga BE, ajo nuk bën më pjesë në këtë mekanizëm juridik.

Lala, i njohur gjithashtu me emrin Kristian Lala, u arrestua nga njësia e ekstradimeve e Policisë Metropolitane dhe doli para Gjykatës së Magjistraturës së Westminster-it për t’u përballur me akuzën e “komplot për vrasje” në Shqipëri.

Aktualisht ai ndodhet në paraburgim, në pritje të seancës tjetër gjyqësore që pritet të zhvillohet në muajin korrik, ndërkohë që Shqipëria ka nisur procedurat për ekstradimin e tij. Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit Shqiptar njoftoi se Lala është akuzuar në mungesë për përfshirje në një vrasje për gjakmarrje, krijimin e kushteve për kryerjen e vrasjes dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

“Vrasja e Albi Bashaliut ndodhi në vitin 2021. Lorenc Lala ishte organizatori i këtij krimi, duke financuar autorët dhe duke krijuar kushtet për realizimin e tij. Më pas ndihmoi autorin të largohej nga vendngjarja,” – thuhet në deklaratën zyrtare.

Pas krimit, Lala u largua nga Shqipëria dhe u fsheh në Britani, ku qëndroi i padiktuar për katër vite. Vendndodhja e tij u identifikua pas shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre britanike.

Kreshnik Ajazi, drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, tha për mediat se çështja u zgjidh pas bashkëpunimit me një anëtar të grupit kriminal që pranoi të flasë me autoritetet.

“Arrestimi i tij në Britani dhe ekstradimi i mundshëm nga gjykatat britanike përbën një sukses të madh dhe pasqyron marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve në fushën e drejtësisë penale,” – tha Ajazi.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme britanike deklaroi se “Mbretëria e Bashkuar ka marrëveshje të gjera bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shqipërinë, për të mos lejuar që vendi të bëhet strehë për ata që duan t’i shpëtojnë drejtësisë.”

Sipas një burimi zyrtar të Home Office, Britania ka marrëveshje të posaçme ekstradimi me Shqipërinë, edhe pse ajo nuk bënte pjesë në sistemin e urdhër-arresteve europiane përpara daljes nga BE.

Në vitin 2023, The Telegraph raportoi se mbi 12 mijë shqiptarë kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet Kanalit të La Manshit vetëm gjatë vitit 2022. Brenda katër muajve të parë të atij viti, 80 shtetas shqiptarë u dënuan me gjithsej 130 vite burg. Falë marrëveshjeve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Britanisë për goditjen e krimit dhe deportimet e përshpejtuara, numri i shqiptarëve që kaluan ilegalisht në 2023 ra në vetëm 630 persona.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…