Dialogu SHBA-Iran ngec që në fillim: Uashingtoni refuzon propozimin iranian

Irani shprehu gatishmëri për të negociuar, por SHBA-të e konsideruan përgjigjen e tij të papranueshme. Uashingtoni i ofroi Teheranit disa korniza të mundshme për një marrëveshje, por papritur, pala amerikane e vlerësoi përgjigjen e Republikës Islamike si jo mjaftueshëm konstruktive.

NEW YORK, 22 qershor – Irani ka sinjalizuar gatishmërinë e tij për të diskutuar një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, por Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar përgjigjen e tij si të papranueshme për nisjen e negociatave. Lajmi është publikuar nga The New York Times, duke cituar dy zyrtarë ushtarakë izraelitë.

Sipas burimeve të gazetës, Uashingtoni i kishte ofruar Teheranit disa korniza të mundshme për një marrëveshje armëpushimi, por pala amerikane ka vlerësuar se qëndrimi iranian nuk ishte mjaftueshëm konstruktiv për të vijuar me negociatat. Nuk bëhen të ditura detaje konkrete mbi formatet e propozuara dhe arsyet specifike të mospranimit nga ana e SHBA.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike, Abbas Araghchi, ka deklaruar më herët se Irani është i gatshëm për negociata, por kusht që Izraeli të ndalojë agresionin ndaj rajonit dhe aleatëve të Teheranit. Kjo deklaratë lë të kuptohet se çdo proces negociator varet nga veprimet në terren dhe jo vetëm nga diplomacia formale.

Related Posts

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur. Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos,…

Horoskopi ditor, e diel 8 mars 2026

♉ Dashi Dita sjell vrull, iniciativë dhe dëshirë për të marrë situatat në dorë. Në jetën sentimentale ka mundësi për sqarime të rëndësishme ose për përjetime intensive,…

Arbër Hajdari “thumbon” Arbana Osmanin, shpreh hapur simpatinë për Ledion Liçon

Në një episod të fundit të podcastit Allishverishi, të drejtuar nga Gjergj Luca dhe Beldi Mane, opinionisti i “Big Brothet VIP Albania” Arbër Hajdari ka ndarë hapur…

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Horoskopi ditor, e shtunë 7 mars 2026

Dashi Probleme më serioze do të përjetojnë çiftet që janë në krizë të thellë, ndërsa të tjerët mund të rrinë të qetë. Mundohuni që të shmangni debatet….

Trump nuk ndalet, bën paralajmërimin e fortë: Pas Iranit, radhën e ka ky shtet

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar shqetësimet për pasojat e konfliktit me Iranin, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të kenë rol në përcaktimin e udhëheqjes…