Vr*sja e Renis Dobrës/ I riu u ndoq nga një makinë nga Burreli deri në Ulëz, sekuestrohen pamjet e disa kamerave sigurie në qytet

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen që ka tronditur paraditen e sotme veriun. Trupi i 23-vjeçarit, Renis Dobra u gjet pranë liqenit të Shkopetit, ndërsa dyshohet se i riu është vrarë.

Sipas raportimeve, Dobra që po lëvizte i vetëm me makinë është ndjekur nga një tjetër automjët nga qyteti i Burrelit deri në Ulëz të Shkopetit. Lidhur me këtë grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të disa kamerash sigurie brenda qytetit të Burrelit, por në pjesën tjetër ku ka vijuar ndjekja mungojnë kamerat. Ka dyshime se i riu është rrëmbyer, dhunuar dhe më pas është hedhur bashkë më automjetin e tij pranë liqenit.

Siç u raportua më herët në trupin e viktimës janë konstatuar shenja të dukshme dhune, përfshirë mavijosje në zonën e fytit. Këto shenja përforcojnë dyshimet se i riu është mbytur fillimisht me litar dhe më pas është hedhur në zonën e Shkopetit, me qëllim për të fshehur krimin, por do të jetë autopsia e Mjekësisë Ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Hetimet janë përqendruar në dy pista kryesore. E para lidhet me një përplasje të mundshme për shkak të parcelave të kultivuara me kanabis dhe pista e dytë ka të bëjë me një konflikt të mundshëm për motive xhelozie apo lidhje sentimentale. Gjithashtu Dobra nuk ka precedentë të rëndë kriminalë dhe njihej vetëm për disa raste vjedhjesh.

Related Posts

Horoskopi, renditja e shenjave më me fat të javës nga 22 deri më 28 dhjetor: Krishtlindje me Venusin në Bricjap

Renditja e shenjave më me fat për javën e Krishtlindjeve, nga e hëna 22 deri të dielën 28 dhjetor 2025, është shumë e qartë: nëse kërkoni dashuri…

Policia vr*t burrin që kër’cënonte qytetarët me thikë

Korsika, 20 dhjetor 2025 Ajaccio – Një burrë 26-vjeçar, me origjinë nga Senegal, u qëllua për vdekje nga policia në mes të qytetit Ajaccio, në Korsika, pasi…

“U përballa me një trajtim çnj’erëzor në Akademinë e Sigurisë, më ka lënë me pasoja psik*logjike!”

Një ish-kursant i Akademisë së Sigurisë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania, duke ngritur akuza të forta për atë që ai e përshkruan si trajtim çnjerëzor…

Francezët kërcejnë vallen pogonishte për kolegun e tyre shqiptar

Një moment i veçantë dhe plot emocion ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një emigrant shqiptar që jeton dhe punon në Francë, i cili ka…

Disa muaj më parë i k*puti veshin një 21-vjeçari, Samuel Tahiraj tymos kotelen me h*shash live ne TikTok

Një video shqetësuese ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet një 19-vjeçar, i identifikuar nga denoncuesit si Samuel Tahiraj, duke tymosur kotelen me…

Ky shtet ndalon serialet ku burrat e pasur bien në dashuri me vajzat e varfra

Autoritetet në Kinë kanë vendosur të ndalojnë dhe kufizojnë serialet televizive dhe ato online ku paraqiten histori dashurie mes burrave shumë të pasur, si CEO apo miliarderë,…