Moti i keq ka marrë përmasa serioze në disa rajone të vendit duke pamundësuar zhvillim normal të procesit mësimor.

Në bashkinë e Kurbinit është njoftuar se ditën e hënë 13 janar nuk do të zhvillohet mësim për shkak të motit të keq.

Prej orëve të para të ditës së sotme, i gjithë territori i bashkisë Kurbin është përfshirë nga reshje të konsiderueshme shiu e bore dhe erë të fortë.

Si pasojë ka patur ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në zona të ndryshme, rënie të pemëve apo disa problematika në rrugën e kishës.

Kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Shqalsi Cara apelon “për eliminimin e lëvizjeve të panevojshme”.

Ndërprerje pritet të ketë dhe në zonat malore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.