27-vjeçari në Fresk u qëllua me p’lumb në bark, identifikohet autori

Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Freskut në Tiranë, ku është plagosur 27-vjeçari Juglen Abazi. I riu ka marrë një plumb në bark ndërsa ndodhej brenda në automjetin e tij. Menjëherë pas plagosjes, ai është vetëparaqitur në spital rreth orës 19:10 për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.

Sot mësohen detaje të reja nga hetimi, ku rezulton se autori i dyshuar ka qëlluar në drejtim të automjetit teksa ndodhej në këmbë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja. Policia ka arritur të identifikojë personin që dyshohet se qëndron pas atentatit, dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon mbledhjen e provave, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe duke marrë në pyetje dëshmitarët, për të hedhur dritë mbi motivet e kësaj ngjarjeje.

Pavarësisht përpjekjeve të grupit hetimor për ta marrë në pyetje, Abazi ka dhënë dëshmi kontradiktore dhe deri më tani nuk ka pranuar të japë një deklaratë të plotë. Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes si Klejvis Caka (Lusha), i cili është shpallur në kërkim, ndërsa është arrestuar një nga bashkëpunëtorët e tij, Xhonatan Qerimi. Po ashtu, është shpallur në kërkim edhe Andi Gurra, një tjetër person që dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet nga vendngjarja menjëherë pas kryerjes së plagosjes.

Related Posts

E bujshme/ Oféndoi Edi Ramën! Arr*stohet reperi i njohur shqiptar

Një íncídent i pazákontë dhe i transmetuar drejtpèrdrejt në rrjètet sòcíale ka ndòdhùr mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjèçári Kostandin Dramolli, ish-portier i njohur…

P lagosja në Tiranë, del foto e autorit që vrapon me a’rmë në dorë pas atentatit

Janë publikuar pamjet nga momenti kur Klejvis Caka, 26 vjeç largohet me vrap pasi ka plagosur me armë zjarri 28-vjeçarin, Jukled Abazi në zonën e Freksut mbrëmjen…

Nuk heq dorë Konstandini që qëlloi bashkinë me gurë: ‘Jam gango! Nuk pendohem, Rama mos të bëjë më gabime’!

Kostandin Dramolli u proceduar penalisht ditën e sotme për shkak se goditi me gurë xhamat e Bashkisë Korçë. Pasi ka dalë nga Komisariati, Dramolli ka folur edhe…

Deri në 8 vite burg për tregtimin e barnave pa leje dhe të skaduara! E Parashikon draft Kodi i ri Penal

Drafti i Kodit të ri Penal parashikon masa të rrepta për mbrojtjen e shëndetit publik, duke përfshirë dënime për shkaktimin e epidemive, përhapjen e sëmundjeve infektive dhe…

Tragjedi në det: Mbytet varka me 154 emigrantë, 68 të v dekur dhe 74 të zhdukur

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në brigjet e Jemenit, ku një varkë me 154 emigrantë etiopianë u mbyt të dielën në provincën jugore Abyan, duke lënë pas…

Tërbohen vajzat në Ksamil, veprime provokuese në mes të plazhit

Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë tonë një video të realizuar më 21 korrik, rreth orës 19:00, në një plazh në Ksamil. Në pamjet që ai sjell,…