Bora dhe ngricat, Ministria e Arsimit pezullon përkohësisht mësimin në 77 shkolla. Ja cilat janë

Tiranë- Ministria e Arsimit dhe Sportit ka informuar se për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve te autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe raportimet nga zyrat vendore arsimore, nesër, më datë 13 janar 2025, pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla qendër dhe shkollat e tyre vartëse, ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor.

Sipas njoftimit, problematike paraqitet situata në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës, etj. Mësohet se procesi mësimor në këto shkolla pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do zëvendësohet në javët në vijim.

Shkollat ku është pezulluar mësimi:

Shkolla “Abdyrrahman Përmeti” Mat Shkolla 26 Korriku Bruç,Urakë,Rremull,Rukaj, Mat Shkolla “Rexhep Kërtuka” Mat SHMB Zall- Dardhë, Dibër Shkolla 9-vjeçare “Hasan Leka” Shumbat, Dibër Shkolla 9-vjeçare “Ibrahim Gjorgji” Radomire, Dibër Shkolla 9- vjeçare Selishte,Dibër Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani” Lishan i Poshtem,Dibër SHMB” Ajet Ndreu” Sllove, Dibër Shkolla “Arberia”, Bulqizë Shkolla “Rifat Manjani”, Bulqizë Shkolla “Shefqet Tançi”, Bulqizë Shkolla “Xhevdet Doda”, Bulqizë Shkolla “Asllan Keta”, Bulqizë Shkolla Demokracia, Bulqizë Shkolla “Ismail Jangulli”, Bulqizë Shkolla “Jashar Kola”, Bulqizë Shkolla “Ibrahim Daçi”, Bulqizë Shkolla “Man Jella”, Bulqizë Shkolla Gjorice e Siperme, Bulqizë Shkolla “Faslli Cami”, Bulqizë Shkolla “Elez Koçi”, Bulqizë Shkolla “Shaban Elmaz Ostreni”, Bulqizë Shkolla “10 Deshmoret”, Bulqizë Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë Shkolla e Bashkuar Shishtave Kukës Shkolla 9 vjeçare Kalimash,Kukës Shkolla 9-vjeçare Mamëz, Kukës Shkolla 9 vjeçare Orogjost, Kukës Shkolla 9-vjeçare Cinamakë, Kukës Shkolla Shën Mëri Kukës Shkolla e bashkuar Zapod, Kukës Shkolla 9-vjeçare Malqene,Ujmisht, Kukës Shkolla e Bashkuar Bushtrice, Kukës Shkolla 9-vjeçare Helshan,Has Shkolla 9-vjeçare Letaj Has Shkolla 9-vjeçare Metaliaj Has Shkolla 9-vjeçare Fajza Has Shkolla Metaliaj, Has Shkolla e mesme e bashkuar Golaj Has Shkolla Sejdi Dida, Has Shkolla 9-vjeçare Vlahen Has Shkolla 9-vjeçare Nikoliq Has Shkolla 9-vjeçare Tregtan Has 69-Shkolla e mesme Skenderbeu, Has Shkolla e bashkuar “Mark Jaku” Pukë Shkolla e Bashkuar “Nikoll Lleshi” Gjegjan, Pukë Shkolla Iballë, Pukë Shkolla Perlat Qender, Mirditë Shkolla 9- Vjeçare ” Mark Trokthi”, Kurbin Shkolla 9- Vjeçare ” Gjin Pjetri”, Kurbin Shkolla 9- Vjeçare Nr.3,Kurbin Shkolla 9- Vjeçare “Gjoke Elezi”, Kurbin Shkolla 9- Vjeçare, “Gjon Gjonaj”, Kurbin Shkolla 9- Vjeçare “Migjeni”, Kurbin Shkolla 9- Vjeçare “Besnik Syla”, Kurbin Shkolla 9- Vjeçare “Demokracia” , Kurbin Shkolla 9- Vjeçare “Ismail Dema”, Kurbin Shkolla 9- Vjeçare “Dan Bajrami”, Kurbin Shkolla 9- Vjeçare “Fran Pal Piroli”, Kurbin Shkolla 9- Vjeçare Milot, Kurbin Shkolla 9- Vjeçare “28 Nentori”, Kurbin Shkolla 9- Vjeçare “Cub Çapani”, Kurbin Shkolla 9- Vjeçare Shullaz, Kurbin Shkolla 9- Vjeçare Skuraj, Kurbin Shkolla 9- Vjeçare “Nike Tom Prela”, Kurbin Shkolla 9- Vjeçare Adriatik, Kurbin Shkolla 9- Vjeçare “Nikoll Miri”, Kurbin Gjimnazi “At Shtjefen Gjeçovi” Kurbin Gjimnazi “Arif Halil Sulaj” Mamuras, Gjimnazi “At Shtjefen Kurti” Gorre, Gjimnazi Milot Shkolla “Hamdi Mansaku” Tiranë Shkolla “Bahri Nela” Tiranë Shkolla “Zenel Bastari” Tiranë Shkolla “Vilëz” Tiranë Shkolla ShMB Shëngjergj Tiranë

“Ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq. Ministria e Arsimit dhe Sportit është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe shtabet e emergjencave civile për të monitoruar situatën dhe për të marrë masa të mëtejshme, nëse do të vlerësohet e nevojshme. Mbetemi maksimalisht të angazhuar për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor dhe për çdo ndryshim të situatës, do informojmë publikun. Ftojmë të gjithë prindërit dhe nxënësit të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet e mëtejshme dhe të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave për informacion të nevojshëm”, njofton Ministria e Arsimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin

Related Posts

Emra unikë me rrënjë historike dhe mitologjike, nga kultura pellazge dhe ilire

Nëse kërkoni emra unikë me rrënjë historike dhe mitologjike, kultura pellazge dhe ilire ofron shumë frymëzim. Këta emra mbartin simbolikë të lashtë, lidhje me historinë dhe identitetin…

Kreshnik Osmani tregon prapaskenat: Telefonata sekrete që tr*nditi T’rump, zbulohet kurthi i Khamenei!

Telefonata sekrete që thuhet se ka tronditur ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe prapaskenat e lëvizjeve të Iranit po komentohen gjerësisht në analizat për konfliktin e ri në…

E bujshme! Zbulimi i JASHTËZAKONSHËM në majën më të lartë

Një zbulim i rrallë shkencor në malin më të lartë të botës ka hedhur dritë mbi historinë e lashtë të planetit. Studiuesit kanë gjetur fosile organizmash detarë…

Horoskopi ditor, e martë 17 mars 2026

Dashi Te dashuruarit do i shohin gjerat me një sy tjetër dhe do jene gati te marrin edhe vendime me rëndësi. Do i sqaroni sa hap e…

Raportohet se personi i vr*rë sot në Gjakovë, është xhaxhai i Elijona Binakaj

Rasim Binakaj, 38-vjeçari që humbi jetën sot si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit në Gjakovë, raportohet se ishte xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother VIP…

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të…