KURBIN- Personi në foto është 67-vjeçari Dod Mamli, i cili u ekzєkutua një ditë më parë për çështje pronësie në fshatin Vilëz të Kurbinit. Pas ekspertizës mjeko-ligjore, trupi është tërhequr nga familjarët dhe ceremonia e varrimit do të bëhet të mërkurën e 26 shkurtit. Ditën e sotme Policia ka vënë në pranga Dashnor Totën i cili dyshohet se vrau me armë zjarri 67-vjeçarin. Gjithashtu policia bën të ditur se në momentit e arrestimit 53-vjeçarit i është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka vrarë 67-vjeçarin.
