“VRlTNl shqiptarët”, FIFA dënon Serbinë për koret ndaj Shqipërisë

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë për sjelljen e papërshtatshme dhe diskriminuese të tifozëve gjatë ndeshjes kundër Shqipërisë, e zhvilluar më 11 tetor në qytetin e Leskovcit. Sipas njoftimit zyrtar, federata serbe është gjobitur me 87,500 franga zvicerane (rreth 93,981 euro) për thirrjet fyese dhe sjelljet e pahijshme të tifozëve gjatë intonimit të himnit shqiptar, si dhe për veprime të konsideruara diskriminuese gjatë gjithë ndeshjes.

Përveç dënimit financiar, FIFA ka urdhëruar edhe mbylljen e pjesshme të stadiumit, në të paktën 25% të kapacitetit të ulëseve, për ndeshjen e ardhshme kualifikuese që Serbia do të zhvillojë kundër Letonisë, po në stadiumin e Leskovcit. Gjatë ndeshjes ndaj Shqipërisë, një pjesë e tifozëve serbë u dëgjuan duke bërë thirrje ofenduese, nacionaliste dhe fashiste ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, duke krijuar një atmosferë armiqësore në stadium. Ky veprim është cilësuar si shkelje e rëndë e rregullave të sjelljes së tifozëve në kompeticionet ndërkombëtare.

Pavarësisht presionit të madh, Kombëtarja shqiptare arriti të sigurojë një fitore të vlefshme 1–0, falë golit të Rey Manajt, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026”.

Ky është dënimi i radhës që FIFA i vendos Serbisë për sjellje diskriminuese të tifozëve në ndeshje ndërkombëtare, një problem që organizata ndërkombëtare e futbollit e ka konsideruar të përsëritur dhe shqetësues.

Related Posts

PAMJE nga momenti kur dh*nohen dy policët në Vlorë

Mesditën e sotme, Policia është njoftuar për një konflikt në zonën e njohur si Rrethrrotullimi i Nartës në Vlorë. Në përplasje janë përfshirë punonjës të INUV dhe…

“Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”, ZBARDHET DËSHMIA e biznesmenit: Më vunë kapuçin në kokë…

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e arrestit ndaj drejtuesve të AKSHI-t dhe dy biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri përfshin edhe dëshminë e Gerond Meçes,…

Vr*sja e Liridona Ademajt/ Nga br’itmat e fëmijëve te krisma e ar’mës…

Në Gjykatën e Prishtinës janë publikuar prova audiovizive lidhur me rastin e vr asjes së Liridona Ademajt. Krisma arme dhe britmat e fëmijëve dëgjohen në një audio…

Vajzat e showbizit të lidhura me bosët e k*kainës, si e ekspozuan luksin duke zbuluar të dashurit tr*fikantë

Në disa operacione të rëndësishme goditëse të SPAK dhe Prokurorisë së juridiksionit të zakonshme ndaj grupeve kriminale, me arrestimet dhe sekustrim pasurie, në pah kanë dalë lidhje…

Në det, pesë milje larg bregut, marinarët dalluan diçka të pamundur që luftonte për jetën — a është një elefant?!

Larg në hapësirë të detit, pesë milje larg bregut, marinarët dalluan diçka të pamundur — një elefant që luftonte për jetën, ndërsa feçka e tij ngrihej e…

Shqiptari që duhet të ishte në burg, nxjerr kriminelë nga Anglia për 2,500 £

Një hetim i medias britanike Daily Mail ka zbuluar ekzistencën e një rrjeti kontrabande që ndihmon emigrantë me probleme me drejtësinë të largohen nga Mbretëria e Bashkuar…