Altin Dumani e thotë troç! Ja si na kanë k*rcënuar Kriminelët dhe politika, por zbulojeni pse nuk tremben fare

Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, ka rrëfyer kërcënimet dhe presionet që ushtrohen ndaj prokurorëve të Posaçëm por edhe atij vetë si drejtues i këtij institucioni.

Duke folur në një intervistë ekskluzive në emisionin “Trialog” në RTSH, në moderimin e Alba Alishani, Dumani theksoi se krimi i organizuar gjen forma të ndryshme kërcënimi ndaj prokurorëve të posaçëm.

Është pjesë e raportit faktikisht, raport i cili është publikuar edhe në faqen zyrtare të Prokurorisë së Posaçme. T’i ndajmë, kërcënimi nga krimi i organizuar, kërcënimet janë të shpeshta ndaj prokurorëve të posaçëm, përfshirë edhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme. Niveli i kërcënimeve sa vjen edhe rritet. Si kemi reaguar ndaj kërcënimeve? Ku ka pasur vend kemi referuar materiale për fillimin e ndjekjes penale, ku prokurorë kanë qenë kallëzues, qoftë edhe në rolin e të dëmtuarit nga vepra penale. Ka metoda të ndryshme për të transmetuar një kërcënim te prokurorët e Posaçëm. Krimi i organizuar është shumë i sofistikuar. Por mund të them këtë që janë kërcënime të formës përmes telefonatave apo duke kërcënuar familjarë të prokurorëve të posaçëm, apo vetë prokurorëve të posaçëm, kërcënime madje me jetë, deri plane në realizimin e atentateve ndaj prokurorëve”, u shpreh Dumani,

Sa i takon kërcënimeve nga politika Dumani theksoi se ka një retorikë të politikës ndaj prokurorëve të posaçëm.

“Sa i takon kërcënimeve nga politika ju jeni vetë dëshmitarëm, nga mëngjesi deri në darkë, prokurorët e posaçëm me emra, me emra të përveçëm, me emra familjarësh, kërcënohen, baltosen, fyhen dhe kjo është formë presioni. Pavarësisht se prokurorët e posaçëm kanë pjekurinë e duhur, maturinë e duhur për t’i përballuar këto kërcënime. Ne jemi mjaftueshëm të përgatitur për t’i përballuar këto kërcënime. Por ky është një realitet. Si drejtues i prokurorisë së Posaçme nuk mund të rri e thënë”, tha Dumani.

I pyetur nëse politika ka shkuar përtej kësaj, Dumani tha se kërcënimet apo presionet janë ato “çfarë është thënë publikisht nga politika ju i keni të regjistruara në kronikat tuaja dhe në vlerësimin tim janë mjaftueshëm për t’u konsideruar si presione apo kërcënime”, tha Dumani.

Related Posts

Cilën gjyshe do më shumë fëmija – nga ana e nënës apo nga babai?

Fëmijët, si rregull, nuk kanë të njëjtën afërsi dhe lidhje me të gjitha gjyshet dhe gjyshërit. Ja me cilën janë më të afërt dhe më të lidhur…

Reagimi i befasishem i Sara Hoxha per unazen e marteses me Ledionin

Nata e madhe e hapjes së “Big Brother VIP Albania 5” solli shkëlqim dhe emocione, por vëmendja e publikut u fiksua te një detaj në dukjen e…

Të gjithë kujtojne se është nga Tirana, do habiteni kur të mësoni se nga është me origjinë Rudina Magjistari

“Rudina” dhe dashuria për Korçën – Momenti kur studioja u mbush me emocion dhe krenari për origjinën “Rudina”, një nga programet më të ndjekura të pasdites në…

Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë — ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes ka qenë shëndeti i banorit Londrimit. Transmetimi…

Ngjarje e rende ne vend, disa te pl*gosur

Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç….

“A mund të flija në krevat me Sonilën…””/ Gazetarja i jep përgjigjen e fortë Milaim Zekës?

Mbrëmjen e djeshme, Kristi Lamaj u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ai pati një mision që e kreu me…