Wizz Air “prishi” planet e atentatorëve, Rinasi do të “lahej në gjak” në 1 të natës! Fluturimi nga Barcelona u shty, Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani pritën 13 orë para fundit tragjik

Një detaj i ri del në dritë nga atentati mafioz i ndodhur pasditen e së martës pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, i njohur si një nga figurat e botës së krimit, ndërsa u plagos rëndë Muçi Shaljani, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Edhe pse nuk është e konfirmuar, mendohet se atentati mund të ishte planifikuar për t’u kryer shumë më herët, rreth orës 01:20 të mëngjesit, sapo fluturimi Wizz Air Malta nga Barcelona drejt Tiranës do të kishte mbërritur në aeroport.

Sipas të dhënave zyrtare të aeroportit, fluturimi nga Barcelona ishte planifikuar të mbërrinte në Tiranë në orën 01:20 të datës 11 nëntor, por u shty për më shumë se 13 orë, duke u ulur në 14:29 të pasdites së së njëjtës ditë.

Kjo vonesë, e cila në çdo rast mund të ishte dukur e zakonshme për pasagjerët, ndryshoi tërësisht dinamikën e ngjarjes dhe, siç dyshohet tashmë mund të ketë prishur planet e atentatorëve.

Sipas burimeve hetimore, Dani dhe Shaljani kishin udhëtuar së bashku drejt Barcelonës dhe po ktheheshin nga atje në momentin e sulmit. Për shkak të shtyrjes së fluturimit, të dy kanë qëndruar rreth 13 orë në pritje përpara se të niseshin drejt Tiranës.

Pikërisht kjo vonesë ka bërë që atentati të mos ndodhte në orët e para të mëngjesit, por në mesditë, pas daljes së tyre nga aeroporti, në një moment kur rrjedha e pasagjerëve dhe e automjeteve ishte shumë më e madhe.

Kësisoj mendohet se vonimi i fluturimit mund të ketë detyruar autorët të ndryshojnë skemën e ekzekutimit, duke pritur deri në momentin kur Dani dhe Shaljani dolën nga terminali.

Policia dhe Prokuroria po hetojnë në disa pista, mes të cilave edhe mundësinë që atentatorët të kenë patur informacion të saktë mbi lëvizjet e viktimave dhe oraret e fluturimit.

Related Posts

Hòròskopi/ Do të fitoni çmendurisht LEK ne kete dite qe nuk e kishit menduar kurre kurrë

Dashi – Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime…

35 vite nuk kanë rreshtur së kërkuari Jetnorin dhe Valmirin: Dy nënat nga Korça besojnë në mrekulli

Një dhimbje 35-vjeçare, e pashuar dhe e mbartur me kurajë, shpaloset sot si një apel urgjent për publikun. Historia e kësaj familjeje modeste nga Floqi i Korçës,…

“Mësuesit e shkollave publike ‘zvarritin’ mësimin për të detyruar nxënësit të shkojnë në kurset e tyre private”

Një mësuese e sapodalë në pension ka dërguar një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh shqetësimin e saj për një fenomen që, sipas saj, po…

Arbana Osmani trazon rrjetin, çfarë po ndodh mes saj dhe Eduartit?

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një detaji që nuk u shpëtoi ndjekësve në postimin e saj të fundit….

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do ta mbyllin 2025-ën me fat dhe shumë surpriza

Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të vitit, disa shenja të zodiakut pritet të marrin hov dhe të përjetojnë ndryshime pozitive si në planin personal, ashtu…

LAJM i FUNDIT/ ZGJIDHET kreu i RI i SPAK! Ja kush është

Mbledhja e KLP, Klodjan Braho zgjidhet drejtues i SPAK me 7 vota. Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë dhe Doloreza Musabelliu asnjë votë. Vijon…