Një bashkëpunim mes Gjestit dhe Jozit?! Xhani Demika: “Më të kërkuarit nëpër club-e pas BBV4, ja sa mijë euro do shkonte koncerti…”

Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Xhani Demika. Ai foli më shumë mbi fatkeqësinë e ndodhur në diskotekën në Koçan me 59 viktima. Sa të sigurtë janë clubet e Tiranës nga ky aspekt? Xhani po ashtu u ndal edhe tek koncertet që banorët e BBV4 pritet të mbajnë pas daljes së tyre…

Kush mendon se do të jetë më i suksesshëm me koncerte pas daljes nga “Big Brother VIP”?

Nga artistët që janë të rinj atje, pa e krahasuar me Rozanën, kam përshtypjen që Jozi dhe Gjesti do të jenë goxha të pëlqyer dhe të suksesshëm tek pjesa e club-eve. Gjesti ka pjesën e RnB, atë pjesën karagjoze, si djali çapkën. Unë e njoh, jam ndër të parët që ka pasur koncert me Gjestin, por nuk kam dalë kurrë me tabelë në dorë për ta thënë këtë. Është djalë i mirë, i shkathët. Gjesti nuk është ai karagjozi që është atje, në jetën reale është serioz në punë, është korrekt, është shumë i gjendur, është pro çdo gjëje që ka të bëjë me muzikën, çdo lloj bashkëpunimi apo çdo gjë që ka të bëjë me koncertin. Kurse Jozin kam shumë vite që e njoh, që rreth vitit 2016. Edhe me Jozin nuk e ka ditur njeri që kam marrëdhënie shoqërore shumë të mira. Është djalë shumë i mirë dhe është muzikant shumë i mirë. Unë kam përshtypjen që Gjesti dhe Jozi duhet të kenë një bashkëpunim, por jo të dalin në një klip bashkë sepse janë shumë të ndryshëm.

Sa parashikon se do të paguhet Gjesti për një koncert pas “Big Brother VIP”?

Unë mendoj që Gjesti meriton të fitojë sepse është i vetmi person që ka përballuar dy “Big Brother” në një afat kohor 150 ditë dhe është i vetmi person që ka qenë i zhurmshëm në të dy BBV për të bërë një super aktivitet energjik. Pavarësisht se ne në Shqipëri këtë aktivitet energjik edhe e pëlqejmë edhe nuk e pëlqejmë shumë, sepse ndonjëherë kërkojmë dhe artikulimin, kërkojmë dhe oratorinë. Por që mendoj se Gjesti e fiton. Në momentin që Gjesti fiton “Big Brother”, Gjesti duhet të bëjë shumë kujdes me daljen e parë, sepse nëse do të ketë një shifër shumë të lartë do të tremben shumë club-et dhe do të jetë një gabim që mund të bëhet i vazhdueshëm. Kam përshtypjen që për daljen e parë të Gjestit, do të thonë 10-15 mijë euro direkt dhe kjo do të jetë shumë. Fillimi do të jetë marketing, pastaj do shohim se si do të jetë ecuria e Gjestit në pjesën e koncerteve dhe zhurmës.

Related Posts

‘Një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, që bashkëpunon me Amerikën’! Lufta e panjohur mes Tiranës dhe Tehranit

“Ekziston një vend i vogël dhe djallëzor në Evropë, ku amerikanët po bashkëpunojnë me tradhtarët iranianë, duke komplotuar kundër Republikës Islamike.” Deklarata i përket udhëheqësit suprem të…

Moti i keq mbërthen rajonin! Rikthehet dimri në Ballkan

Situata meteorologjike në Ballkan mbetet e vështirë pas stuhive të fundit që kanë prekur Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Ja përmbledhja e situatës:…

100 ditë në ‘Big Brother VIP Albania 5’, Selin Bollati zbulon momentin që do të fshinte nga loja

Pas 100 ditësh nga nisja e Big Brother VIP Albania 5, banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë përballur me pyetje reflektuese mbi rrugëtimin e…

Ribashkim pas tensioneve, Gjesti dhe DJ Gimbo shfaqen sërish bashkë

Dy miq të njohur për publikun, Gjesti dhe DJ Gimbo, janë shfaqur sërish bashkë, duke lënë pas mosmarrëveshjet e mëparshme. Ribashkimi i tyre vjen pas eksperiencës në…

Horoskopi ditor, e hënë 30 mars 2026

Dashi Në gjysmën e parë të ditës ka shumë të ngjarë që të fokusoheni në problemet që do t’iu shqetësojnë. Në varësi se si ka qenë dita…

Lajm i madh për emigrantët shqiptarë! Kryeministri jep premtimin e bujshëm për të gjithë

Ky është një version i zgjeruar dhe i analizuar i lajmit, i përshtatshëm për audiencën shqiptare, duke përfshirë edhe impaktin që këto masa kanë për emigrantët tanë…