Foto ilustruese
Një shtetase shqiptare është identifikuar nga policia italiane gjatë go ditjes së një rrjeti pr stitucioni në një klub nate në Anzio, pranë Romës, ku mes klientëve u gjetën edhe 12 të mitur.

Operacioni u zhvillua nga efektivët e Squadra Mobile në Romë dhe komisariati i Anzio-s, ndërsa në pranga përfundoi pronari 74-vjeçar i lokalit, i akuzuar për shfrytëzim, favorizim dhe nxitje të pr stitucionit.

Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit në ambientet e klubit të natës u identifikuan katër gra me kombësi shqiptare, kolumbiane dhe nigeriane, të cilat dyshohet se ishin pjesë e aktivitetit të pr stitucionit që zhvillohej në lokal.

Brenda ambientit u konstatuan gjithashtu 20 klientë, mes tyre 12 të mitur, të cilët më pas iu dorëzuan familjarëve të tyre. Gjatë operacionit policia sekuestroi edhe një sasi të vogël kokaine si dhe rreth 1500 euro cash.

Autoritetet italiane kanë vendosur sekuestrimin e klubit të natës, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin e rrjetit dhe rolin e personave të përfshirë.