Vëllai i vogël i Lamine Yamal bëhet viral, videoja që po bën xhiron e rrjetit

Lamine Yamal vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, jo vetëm për paraqitjet e tij me Barcelonën, por edhe për momentet nga jeta private që shpesh bëhen virale në rrjetet sociale.

Këtë herë, vëmendjen e ka marrë vëllai i tij i vogël, Keyne, i cili shfaqet në një video i ulur pas timonit të një Mercedesi për fëmijë. Pamjet u përhapën shpejt në Instagram dhe TikTok, duke marrë mijëra reagime e komente.

Në video, vogëlushi duket shumë i sigurt dhe i lumtur, sikur të ishte një shofer me përvojë. Ndjekësit në rrjetet sociale komentuan me entuziazëm edhe lidhjen e ngushtë mes dy vëllezërve.

Yamal publikon shpesh momente me vëllain e tij në llogaritë personale, ku shfaqen duke kërcyer, luajtur dhe kaluar kohë së bashku. Çdo video e tyre merr menjëherë shumë vëmendje.

Keyne u bë i njohur edhe pas triumfit të Spanjës në Euro 2024, kur hyri në fushë pas finales për të festuar me familjen dhe me vëllain e tij, i veshur me fanellën e kombëtares spanjolle me emrin e Yamal.

Ai tërhoqi vëmendje edhe gjatë festimeve për Kupën e Mbretit, kur imitoi stilin karakteristik të yllit të Barcelonës, madje duke vendosur edhe syzet e tij të njohura.

Marrëdhënia e veçantë mes dy vëllezërve ka fituar zemrat e tifozëve, ndërsa çdo dalje e tyre së bashku kthehet menjëherë në një moment viral në rrjet.