Një moment i veçantë ka ardhur në jetën e Ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni, e cila është bërë nënë për herë të parë.
Ministrja aktualisht rreth 43 vjeçe, ka sjellë në jetë një djalë, duke përjetuar emocionin më të bukur të mëmësisë.
Nuk kanë munguar urimet nga kolegët e saj, deputetë dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, për ardhjen në jetë të vogëlushit. Atmosfera u shoqërua edhe me lule dhe urime të ngrohta për familjen e re.
E konsideruar si një nga figurat më premtuese në qeverinë e Edi Rama, Adea Pirdeni mban një rol të rëndësishëm në proceset që lidhen me reformën në administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe integrimin europian.
Lidhur me partnerin e saj, ministrja e ka mbajtur gjithmonë diskrete jetën private, duke zgjedhur që momentet familjare t’i ndajë larg vëmendjes së publikut dhe medias. 
