Dënohen me burgim të përjetshëm nëna, vëllai dhe daja i 8-vjeçares së vrarë në Turqi

Nëna, vëllai dhe daja i 8-vjeçares turke Narin Guran, u dënuan me burgim të përjetshëm për krimin e tmerrshëm që kishin kryere.

8-vjeçarja Narin Guran, u gjet e vdekur në shtator të këtij viti në provincën Diyarbakir të Turqisë, 19 ditë pasi ishte raportuar e zhdukur.

Trupi i saj u gjet në një thes të hedhur në shtratin e një përroi, rreth një kilometër nga fshati ku jetonte me familjen e saj.

Pas një seance të tensionuar, një gjykatë e Dijarbakırit dënoi me burgim të përjetshëm nënën, vëllain e madh dhe dajën e Narinit për vrasjen e “qëllimshme dhe të përbashkët”, sipas një gazetari të AFP-së, i cili ishte i pranishëm në seancë.

Gjykatësi dënoi një tjetër të dyshuar, Nevzat Bakhtiar, i cili kishte pranuar vrasjen, me 4 vjet e 6 muaj burg.

8-vjeçarja Narin, u pa për herë të fundit pasditen e 21 gushtit pranë shtëpisë së saj në qytetin juglindor të Diyarbakir. Një operacion kërkimi në shkallë të gjerë u nis nga autoritetet lokale dhe familja e saj, por përpjekjet për ta gjetur atë fillimisht rezultuan të pasuksesshme.

Pas 19 ditësh, trupi i saj u gjet në një përrua brenda një çante, me rrobat që kishte veshur kur u pa për herë të fundit para se të zhdukej, e mbuluar me gurë dhe degë, rreth një kilometër nga fshati i saj.

Gazeta “Sabah” raportuan se një person i arrestuar në kuadër të hetimeve, ka rrëfyer se kryeplaku i fshatit dhe daja i vajzës i kanë dorëzuar trupin e vogëlushes në një thes dhe ai e ka çuar në përrua. Xhaxhai i vajzës ishte personi i parë që u arrestua si i dyshuar për zhdukjen e Narinit dhe sipas mediave turke, ai kishte mosmarrëveshje me babanë dhe vëllanë e vajzës dhe i kishte kërcënuar në të kaluarën.

Pas zbulimit të trupit të 8-vjeçares Narine, policia ka vijuar arrestimin e 24 personave, mes të cilëve nëna, babai, dy vëllezërit e motrat, katër dajat dhe bashkëshortja e xhaxhait të arrestuar fillimisht.

Nga autopsia dhe nekropsia e viktimës, e cila ka zgjatur mbi 11 orë, u konstatu se ka thyerje në gju, në gjymtyrën e poshtme të majtë të vajzës.

Kur 8-vjeçarja u gjet e vdekur, vetë presidenti Rexhep Tajip Erdogan u zotua të “monitorojë procesin gjyqësor për të siguruar që ata që na morën Narinën të marrin dënimin më të ashpër që meritojnë”.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…