Një tjetër episod surreal është shfaqur në skenën politike shqiptare, ku vetëshpalluri si “kryeministër i Qeverisë Teknike”, Pëllumb Pilinci, duket se ka vendosur të marrë pushtetin… me letër zyrtare dhe ultimatum 7-ditor.

Në një dokument që po qarkullon në rrjetet sociale, me stemë, protokoll dhe tone dramatike shtetërore, i deleguari i kësaj “qeverie”, Edison Rrapushi, i drejtohet kryeministrit aktual Edi Rama me kërkesën që të lirojë ambientet e Kryeministrisë, pasi sipas tyre mandati i qeverisë ka “skaduar” dhe tashmë pushteti i takon “Qeverisë Teknike të Shqipërisë me Kufij Natyrorë”.

Në letrën që ngjan më shumë me skenar filmi satirik sesa me dokument institucional, kërkohet dorëzimi i çelësave, vulave, arkivave dhe madje ndalimi i nxjerrjes së VKM-ve. Si të mos mjaftonte kjo, paralajmërohet edhe një “operacion ushtarak” në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit, nëse Rama nuk largohet nga godina.

Ndërkohë, realiteti në Shqipëri vazhdon të jetë disi më pak fantastiko-shkencor: Edi Rama mbetet kryeministri zyrtar i vendit, i dalë nga zgjedhjet dhe i njohur nga institucionet shqiptare dhe ndërkombëtare, ndërsa “Qeveria Teknike” e Pilincit ekziston vetëm në deklarata, letra dhe postime në internet.

Dokumenti ka shkaktuar reagime dhe tallje të shumta në rrjet, ku shumë qytetarë e kanë krahasuar situatën me “grusht shteti me Word”, ndërsa të tjerë ironizojnë faktin se tashmë për të marrë pushtetin në Shqipëri mjafton një logo, një vulë dhe pak imagjinatë politike.

Madje, në letër shkruhet:
“Qeveria Teknike ju kërkon të mos bëheni pengesë e procesit demokratik të kalimit të pushtetit.”

Në një tjetër pjesë edhe më dramatike, kërkohet:
“të lirohen ambientet e Kryeministrisë dhe të fshihen të gjitha zhgarravinat nëpër mure.”

Ndërsa kulmi arrihet në fund të dokumentit, ku paralajmërohet se:
“Në rast të zvarritjes së mëtejshme të transferimit të mandatit, Qeveria Teknike është e gatshme dhe e aftë, që në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit, të ndërmarrin një operacion ushtarak të ngjashëm me atë të Venezuelës.”

Pra, sipas kësaj logjike, jo vetëm që Rama duhet të dorëzojë çelësat, vulat dhe zyrën, por rrezikon edhe një “operacion ushtarak” nëse nuk bindet.

Ndërkohë, jashtë universit paralel të letrës, realiteti mbetet i pandryshuar: Shqipëria nuk ka asnjë “qeveri teknike” të shpallur apo njohur institucionalisht, Edi Rama vijon të jetë kryeministri zyrtar i vendit, ndërsa “Qeveria Teknike me Kufij Natyrorë” mbetet një krijim i vetëshpallur pa asnjë legjitimitet kushtetues apo juridik.

Dokumenti ka shkaktuar reagime ironike dhe tallje në rrjetet sociale, ku përdoruesit e kanë cilësuar situatën si “grusht shteti me PDF”, ndërsa të tjerë komentojnë se tashmë në Shqipëri mund të shpallesh kryeministër mjafton të kesh një stemë, një vulë dhe shumë vetëbesim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE