21-vjeçarja në Korçë ka rrëfyer para grupit hetimor momentet kur pretendon se është ngacmuar seksualisht nga mjeku i Spitali Rajonal i Korçës, Nikolla Nunka.
Sipas dëshmisë së saj, ngjarja ka ndodhur gjatë një vizite mjekësore pas operacionit që i ishte kryer nga mjeku, ndërsa ajo ishte e shoqëruar nga gjyshja.E reja ka deklaruar se ishte paraqitur në dhomën e mjekimit, kur gjatë kontrollit mjekësor doktori iu afrua dhe e puthi pa dëshirën e saj.“Në orën 6 u paraqita me gjyshen në dhomën e mjekimit të doktorit. Kur po hiqja pizhamet dhe mbathjet, ai u afrua pas meje dhe më tha:
‘Shiko sa mirë jam, kam marrë ngjyrë në fytyrë’, më pas më mori nga fytyra dhe më puthi”, ka dëshmuar ajo para hetuesve.E reja ka deklaruar gjithashtu se gjatë aplikimit të kremit për një infeksion vaginal, sjellja e mjekut dhe mënyra e ekzaminimit, sipas saj, nuk ishin të përshtatshme për një procedurë mjekësore.
Pas vizitës, ajo është larguar drejt dhomës së saj, ndërsa mjeku i kishte kërkuar të rikthehej sërish për trajtimin.
Ndërkohë, ndaj Nikolla Nunka është vendosur masa e arrestit dhe pezullimi nga detyra, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rasti
