Një lajm i kobshëm është mësuar mesditën e kësaj të enjte pasi arresti kardiak i ka marrë jetën biznesmenit korçar Geni Braholli.
Lajmi i trishtë u mësua nga reagimet e të afërmve dhe miqve të biznesmenit të cilët ndanë detaje nga ngjarja tragjike.
Shkak i vdekjes së biznesmenit Braholli mësohet se është bërë një arrest kardiak, i cili i ka pushuar menjëherë zemrën të riut, duke lënë pas një plagë të pashërueshme.
Thuhet se Braholli ka qenë në gjumë kur arresti kardiak i ka goditur zemrën duke bërë që ai të mbyllë sytë përgjithmonë.
Geni Braholli ishte pronari i furrës së bukës “Cegora” mjaft të njohur për korçarët, ndërsa ikja e tij në moshë të re ka lënë pas një plagë të madhe jo vetëm për familjen por për të gjithë njerëzit që e njihnin atë.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjes Braholli për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës,
