Dinamika familjare mes Olës, partnerit të saj Adionit dhe vëllait të saj, Fabjanit, ka marrë një kthesë tërësisht të papritur e plot humor jashtë kamerave të “Ferma VIP”.
Për të gjithë ata që e mbajnë mend, Fabjani u kthye në një nga personazhet më të komentuar të formatit kur vendosi të futej papritur në fermë për të ndalur romancën e së motrës.
Atëkohë, ai u shfaq krejtësisht kundër këtij raporti, duke i kërkuar llogari Fabjolës e duke insistuar se ajo po humbiste dinjitetin pasi Adioni nuk po sillej siç duhej.
Ishte pikërisht ai takim ku Fabjani lëshoi edhe fjalinë që u kthye në një batutë virale në rrjet:
“Nëse një zog bie në dashuri me një peshk, cila është zgjidhja?”
Megjithatë, koha ka treguar se gjërat kanë ndryshuar 180 gradë tani që marrëdhënia është zyrtarizuar.
Fabjola ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një sekuencë mjaft komike që dëshmon se dy djemtë e kanë gjetur tashmë gjuhën e përbashkët.
Në videon e publikuar, Adioni dhe kunati i tij, Fabjani, shfaqen të ulur pranë njëri-tjetrit duke shijuar një ndeshje në video-lojëra.
Për ta bërë postimin epik, ish-fermerja ka përdorur si sfond akustik pikërisht zërin e të vëllait me pyetjen për zogun dhe peshkun, teksa vetë shfaqet në plan duke qeshur me këtë situatë.
Kjo lëvizje tregon se kapërcimi i hatermbetjeve të vjetra po kalohet me mjaft sportivitet dhe ironi brenda rrethit të tyre familjar.
