Një moment tepër emocional i transmetuar në emisionin “1 Kafe me Labin” është bërë viral në rrjetet sociale dhe ka prekur mijëra ndjekës.
Roeli, djali i këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka shqiptuar për herë të parë disa fjalë në publik, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocione në studio.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë online, i vogli iu drejtua këngëtares dhe moderatores Pandora me fjalët: “Teta, të dua”, një moment që preku jo vetëm të ftuarit, por edhe publikun në rrjet.
Reagimi më emocional erdhi pikërisht nga Pandora, e cila nuk arriti t’i mbante lotët pas deklaratës së Roelit. Në studio u krijua një atmosferë prekëse, ndërsa moderatorët dhe të pranishmit u emocionuan nga momenti spontan i vogëlushit.
Ndërkohë, mediat në Kosovë kanë zbuluar edhe detaje të tjera rreth raportit të afërt mes Pandorës dhe familjes së Shpat Kasapit.
Sipas rrëfimit të bërë në emision, këngëtarja ka qenë një nga personat që ka qëndruar pranë Selvijes dhe Roelit në periudhën më të vështirë pas humbjes së artistit.
Madje, Pandora ka treguar se frymëzimin për këngën kushtuar Roelit e mori pikërisht në momentin kur ai nisi të fliste. Artistja pranoi se projekti lindi nga emocioni dhe lidhja e fortë që ka krijuar me vogëlushin.
Në një letër publike të lexuar gjatë emisionit, Selvija falënderoi Pandorën për mbështetjen ndaj Roelit, duke zbuluar se falë ndihmës së saj i vogli ka vijuar terapitë e stimulimit dhe ka bërë progres të madh në të folur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
