Gjyqi ndaj shqiptarit Kastriot Cenko në Greqi, që akuzohet se vr*u me çekiç për xhelozi bashkëshorten e tij 38-vjeçare, Alba Cenko më 29 nëntor 2024, ka hyrë në fazën finale.
Pak para se të jepet verdikti dhe pas dëshmisë së tij seancën e kaluar, ka ardhur reagimi i familjarëve të viktimës, nënë e dy fëmijëve të mitur. Ata e cilësojnë atë si gënjeshtar për pretendimin se gruaja e tradhtonte me mikun e tij dhe se kishte një fëmijë me të. Ata e sfiduan të bënte testin e ADN-së.
Nesër, 42-vjeçari që pranoi fajin do të ulet përsëri në bankën e të akuzuarve dhe pak para vendimit të Gjykatës së Përzier me Juri të Athinës, të afërmit e nënës së ndjerë po kërkojnë ndëshkimin e tij shembullor, duke folur ekskluzivisht për “Protothema”.
Në mbrojtje të tij, 39-vjeçari pretendoi se e dh*noi dhe e vr*u gruan e tij kur ajo i tha se njëri nga fëmijët e tyre nuk ishte i tiji dhe se kishte një lidhje jashtëmartesore me shokun e tij të fëmijërisë.
“Ajo nuk e meritonte këtë fund”, thotë vëllai i 38-vjeçares Alba, duke pretenduar se ajo që tha i pandehuri nuk është e vërtetë:
“Ai i thotë të gjitha këto sepse avokatët e tij e këshillojnë të marrë një lloj lehtësimi. Janë të gjitha gënjeshtra. Ai duhet të shkojë të bëjë një test ADN-je nëse beson se fëmija nuk është i tiji. Ata u martuan dhe brenda një viti lindi fëmija. Kur arriti të takonte shokun e tij të fëmijërisë dhe të kishte një lidhje me të?”, vijoi ai dëshminë.
“Ajo ishte në shtëpi gjithë ditën me burrin dhe familjen e tij. Ku e gjeti ajo? Ajo punonte dy dhe tre punë, pasdite dhe mbrëmje për të kontribuar financiarisht, për të ndihmuar familjen e saj”, tha një familjar tjetër.
Ata rrëfyen edhe temperamentin e të pandehurit, që nxehej shpejt.
“Nuk mund ta kuptoj pse e vr*u, si i bëri të gjitha këto, si e fshehu në papafingo. Dhëndri ynë ishte një person i qetë, por mund të zemërohej papritur dhe menjëherë. Gruaja ime, motra e Albës, është ende e shkatërruar, i mungon shumë motra e saj dhe ka raste kur nuk mund të ndalet së qari. Fëmijët janë me vëllain e autorit të krimit në Greqi”, pohon kunati i viktimës.
Sipas aktakuzës, 39-vjeçari në atëkohë e goditi gruan e tij me çekiç, më pas i mbyti një kabllo rreth qafës dhe e vendosi trupin e saj në papafingo të shtëpisë së tyre.
Në gjykatë gjatë dëshmisë ai tha se e vendosi aty që të mos e shihnin 2 fëmijët e mitur. Kurse si motiv dha xhelozinë dhe përpjekjet për ndarje të viktimës, e cila e kishte kërcënuar se do merrte edhe fëmijët me vete.
Për një javë, fëmijët e çiftit vazhduan të jetonin normalisht në shtëpi me babanë e tyre duke luajtur teatër si para autoriteteve ashtu edhe para të afërmve të të ndjerës. Nesër (29 maj) është seanca e radhës gjyqësore në Gjykatën e Athinës, ku priten zhvillime të reja nga procesi.
