Një mosmarrëveshje në një aheng familjar në Zubin Potok ka eskaluar në dh*unë fizike dhe dëmtim të pasurisë, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar më 1 qershor, ndërsa incidenti kishte ndodhur një natë më parë në fshatin Donje Jasenovik.
Sipas denoncimit të bërë në Prokurori, R. D ka deklaruar se gjatë një ahengu kishte pasur mosmarrëveshje dhe provokime me Slavko Dobriqin.
Pas përplᶏsjes verbale, i dyshuari dyshohet se ka dalë jashtë objektit dhe është drejtuar te vetura e viktimës, ku me një gur ka dëmtuar parafangon dhe ka thyer dy xhamat e automjetit – xhamin e përparmë dhe atë të pasëm.
Por incidenti nuk ka përfunduar me kaq.
Sipas viktimës, pas dëmtimit të veturës, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplakë dhe duke e rrëzuar në tokë. Për lëndimet e marra, ai ka siguruar edhe raport mjekësor.
Dëmi material i shkaktuar në automjet, sipas ankuesit, kap vlerën rreth 1,200 euro.
Njësia e Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Pas intervistimit të palëve dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.
Me urdhër të Prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet janë në vazhdim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
