Big Brother VIP Albania – Rogerti surprizon Monikën me xhaketat e Ilir Metës

01 Prill 2026 – Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother VIP Albania, një tjetër moment i pazakontë për 1 Prillin ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Rogerti, duke vazhduar shakanë e tij ndaj Monika Kryemadhit, ka nxjerrë xhaketat e Ilir Metës, duke e pyetur:

“A të kujtojnë gjë këto xhaketa?”

Monika sqaroi me humor situatën:

“Po, më kujtojnë babanë e fëmijë të mi. Iliri, kur u dobësua, xhaketat ia dha xhaxhait të Rogertit, ish-deputetit Paulin Sterkaj. Ai është i lidhur me Ilir Metën, jo me mua, se xhaketën e tij ka veshur.”

Pasi u zbulua se gjithçka ishte pjesë e shakasë për 1 Prillin, Monika shtoi me humor:

“Shumë mirë që ndodhi, se kisha ca ditë pa e përmendur emrin e Ilirit.”

Momenti solli të qeshura dhe e bëri spektaklin edhe më argëtues për banorët dhe publikun.