Del foto e dy personave që humbën j*tën në autostradën Milot-Morinë. Emrat

Afrim Kolgjini dhe Festim Gjeta janë dy personat që humbën jetën nga ak sident tragjik në autostradën Milot-Morinë.

Siç u raportoua nga policia automjeti tip “Benz”, i drejtuar nga 50-vjeçari Afrim Kolgjini, ka dalë nga rruga e si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri që ndodhej në automjet, 35-vjeçari, Festim Gjeta.

Të dy viktimat ishin nga fshati Lusën, njësia administrative Ujmisht Kukës.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.