Detaje nga aksid*nti.’ PërpIasën 6 automjete, pIagoset polici dhe dy të tjerë

Tiranë, 28 Qershor 2025 – Një aksident zinxhir me përmasa të konsiderueshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në rrugën “Dritan Hoxha”, në afërsi të njohur si “Semafori i Laprakës”. Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Shtetit, në përplasje janë përfshirë gjithsej 6 automjete.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar:

E. Gj., drejtues i një automjeti të policisë,

E. J., pasagjer në të njëjtin automjet,

A. M., drejtues i një taksie.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, konfirmojnë burime nga shërbimet spitalore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkakun e këtij aksidenti të rëndë, që solli ndërprerje të përkohshme të trafikut në një nga akset më të frekuentuara të kryeqytetit.