Këta janë dy kushërinjtë që humbën jetën në ak’sidentin tragjik në aksin Lezhë-Milot

Personat që shihni në foto janë dy kushërinjtë Ramazan dhe Agim Harapi, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Lezhë–Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit.

Sipas informacioneve zyrtare, 66-vjeçari Ramazan Harapi ishte në drejtimin e mjetit, ndërsa kushëriri i tij Agim Harapi, 52-vjeç, udhëtonte si pasagjer. Fatkeqësisht, përplasja me një tjetër automjet rezultoi fatale për të dy.

Makina ku udhëtonin dy kushërinjtë u përplas nga një 33-vjeçar, i cili u vu në pranga nga policia, pasi rezultoi se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit dhe në korsinë e kundërt. Përplasja frontale ishte aq e fortë, sa dy vëllezërit ndërruan jetë në vend.

Shënim: Pas publikimit të lajmit, redaksinë e JOQ Albania e kontaktoi një familjare e viktimave, e cila sqaroi se Ramazan dhe Agim Harapi nuk ishin vëllezër, por kushërinj të parë. Artikulli është përditësuar për të pasqyruar këtë saktësim.