Klodian Braho drejtuesi i ri i SPAK-ut, reagon Rama: U zgjodh për të çuar më tej..

Kryeministri Rama uron drejtuesin e ri të SPAK-ut dhe vlerëson mandatin trevjeçar të paraardhësit

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur sot zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), i cili u përzgjodh mes katër kandidatësh për të udhëhequr institucionin në mandatin e tij të tretë. Rama ka vlerësuar gjithashtu punën dhe arritjet e pamohueshme të drejtuesit aktual gjatë tre viteve të drejtimit të SPAK-ut.

Në deklaratën e tij, Kryeministri theksoi se SPAK ka pasur, ka dhe do të vazhdojë të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës qeverisëse, me qëllim që institucioni të përmbushë misionin e tij në mënyrë të pavarur dhe në kushte optimale.

E plotë: “Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij.

SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.” /noa.al