Makina e bërë një grusht hekurash/ Cilat janë dy zonjat që humbën j’etën në aks*dent, njëra prej tyre eksperte e njohur

Dy gra humbën jetën sot në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”. Viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, e njohur në media si eksperte ekonomie. Përplasja mes një makine dhe një kamioni rezultoi fatale për të dyja, ndërsa shoferi i kamionit u plagos dhe po trajtohet në QKUK.

Policia e Kosovës konfirmoi se aksidenti ndodhi rreth orës 07:40, në kilometrin e 26-të të autostradës, ku u përfshinë një makinë me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Hetimet për shkaqet e ngjarjes po vazhdojnë.

Lajmi ka shkaktuar reagime të shumta, veçanërisht në komunitetin e ekonomistëve, ku vlerësohet kontributi i Elizabeta Katijas. Ajo ishte 43 vjeçe dhe drejtuese në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare, pjesëmarrëse e shpeshtë në takime ndërkombëtare të biznesit.