Ngjarje tr*nditëse në Përmet, 47-vjeçari arr*stohet për hyrje me dh*në në banesën e një gruaje me aftësi të kufizuara

Gjirokastër, 12 maj 2025 – Një 47-vjeçar nga Përmeti është arrestuar nga Policia pas dyshimeve se ka hyrë me forcë në banesën e një 42-vjeçareje me aftësi të kufizuara, në gjendje të dehur, dhe e ka ngacmuar seksualisht. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Përmetit, ndërsa ndaj shtetasit E. R. janë ngritur menjëherë procedurat për veprime të mëtejshme nga organet e drejtësisë.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Gjirokastrës, arrestimi i tij u bë në flagrancë nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Përmetit. Ngjarja ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik për shkak të ndjeshmërisë së viktimës.