Ditën e sotme, pas një operacioni kërkimi nga forcat e zjarrfikëses se bashkisë Devoll, në bashkëpunim me komisariatin e policisë Devoll, u bë e mundur gjetja e një të moshuari i cili prej 2 ditësh kishte humbur kontaktet me familjarët.
I moshuari me iniciale N.B. vuante nga demenca dhe ishte larguar nga banesa.
Ditën e sotme, forcat e zjarrfikëses së bashkisë Devoll zhvilluan sërish një operacion të gjerë kërkimi në zonë, së bashku me policinë, ku fatmirësisht u gjet i moshuari në gjendje të mirë shëndetësore.
Ai u dërgua drejt spitalit të Bilishtit për të marrë ndihmën e duhur mjekësore për shkak të lodhjes dhe qëndrimit jashtë gjatë këtyre dy ditëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
