Pamje të rënda! I riu dh*non të moshuarën në park, e godet me grushta kokës

Pamje të rënda dhe shqetësuese kanë mbërritur në redaksinë tonë nga Parku Rinia, afër Tajvanjt, në Tiranë

Në pamje mund të shihni se si një djalë i ri, rreth 25-vjeç, dh*non b*rbarisht një grua të moshuar e cila është e ulur në tokë. Ai i bërtet, e kërcënon dhe më pas e godet me grushta në kokë. Gruaja e frikësuar përpiqet të mbrohet duke futur kokën mes duarve, ndërsa i riu vazhdon ta sulmojë me të bërtitura dhe goditje.

Dëshmitarët e ngjarjes thonë se djali e ka vazhduar dh*nën ndaj gruas për disa minuta, pa ndërhyrë nga askush. Nuk dihet ende nëse gruaja është nëna e tij apo nëse ai e shfrytëzonte për lypje.

Shkaku i kësaj dh*ne barbare mbetet i panjohur, por pamjet janë tepër shqetësuese dhe kërkojnë një reagim të menjëhershëm nga autoritetet përgjegjëse. Ngjarje të tilla nuk mund të kalojnë pa u hetuar plotësisht dhe pa u marrë masa ndaj autorit.