PAMJET E AKTIT/ Tenton t’i marrë j*tën gruas, kapet i moshuari në Durrës!

Një 76-vjeçar është arr estuar nga policia pasi tentoi të vr*ste bashkëshorten e tij duke e g*ditur me shkop druri në kokë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, dyshohet pas një konf*likti për motive të dobta mes tyre. Raportohet se i moshuari me iniciale A. R., ka ushtruar dh*unë fizike ndaj gruas, 70 vjeçares me iniciale F. D., duke e g*ditur me shkop druri në kokë. Si pasojë e g*ditjeve, gruaja ka pësuar dë*mtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore. PAMJET

Njoftimi i policisë:

Durrës/ Tentoi të vriste bashkëshorten duke e plagosur rëndë me një send të fortë, vihet në pranga menjëherë nga Policia 76-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit për një rast dhune në familje në lagjen nr. 17, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, duke bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Në vijim të veprimeve, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 76 vjeç, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 76-vjeçari, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases F. D., 70 vjeçe, duke e goditur me send të fortë (shkop druri) në kokë.

Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi përshkallëzimin e dhunës me pasoja të rënda për jetën.

Si pasojë e goditjeve, 70-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda fizike dhe u transportua menjëherë në Spitalin e Traumës Tiranë, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.