Vlorë – Një bombol gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, duke shkaktuar panik mes banorëve të lagjes “Hajro Çakërri”. Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur në një zonë jo të banuar, çka ka shmangur rrezikun për persona të tjerë. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë marrë masat e nevojshme për sigurinë e zonës. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa po punohet për sqarimin e shkaqeve të shpërthimit.
