“Pas 12 vitesh në kampin ‘Al Hol’, Eva Dumani rikthehet pranë familjes”

Pas 12 vitesh qëndrimi në Siri, Eva Dumani, vajza shqiptare e vetme që ka mbetur në kampin “Al Hol”, është rikthyer në Tiranë, ku është ribashkuar me nënën dhe vëllain e saj.

Operacioni i kthimit u koordinua nga disa institucione shqiptare dhe përfaqësia diplomatike e vendit në Turqi, me mbështetjen e autoriteteve turke.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme deklaron se është e gatshme të reagojë ndaj çdo situate që prek shtetasit shqiptarë jashtë vendit.