Pasi i vd*q nena, motra dhe xhaxhai, finalisja te Big Brother Vip ben veprimin e papritur, deklarata dritheruese

Me rastin e Kurban Bajramit, finalistja e “Big Brother Vip Kosova 4” Elijona Binakaj ka vizituar varrin e mamasë, motrës dhe xhaxhait të saj.

Përmes një dedikimi rrëqethës të bërë në Instagramin e saj, Elijona shkruan se ky është Bajrami i parë pa xhaxhain e saj dhe i pestë pa motrën e mamanë.

Duke theksuar se festa pa ata nuk do jetë më kurrë si më parë, finalistja e “BBVK4” nënvizoi se ajo do të jetojë me kujtimet që kanë lënë pas të dashurit e zemrës së saj, ndërsa iu uron atyre Kurban Bajramin.

“Bajrami i parë pa axhin. E prej vitit 2021 pa mamin dhe motrën time. Çdo festë pa ju është më e vështirë. Bajrami nuk është më si dikur, por kujtimet me ju do të jetojnë gjithmonë në zemrën time. Na mungoni pafund… Gëzuar Bajramin atje në parajsë” shkruan Elijona krah fotos së publikuar në profilin e saj.

Siç ka rrëfyer dhe vetë më parë, Elijona ka humbur mamanë dhe motrën e saj nga një aksident tragjik të ndodhur në Kroaci, në vitin 2021. Një aksident që la pas një plagë të madhe e dhimbje për Elijonën dhe babanë e saj.

Ndërsa pasditen e 16 marsit të këtij viti, konflikti verbal mes disa të rinjve në një lokal në Gjakovë u përshkallëzua deri në përdorimin e armës që rezultoi fatal për xhaxhain e Elijonës, Rasim Binakaj i cili u qëllua për vdekje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE