Përplasen dy makina plagoset çifti i bashkëshortëve, transportohen në spital

Një aksident ka ndodhur në hyrje të Beratit, në vendin e quajtur “Rruga e Re”.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë çifti i bashkëshortëve.

Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, për të marrë mjekim shëndetësor.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit, për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e tij,