“Procedura të paligjshme!” – Veliaj sfidoi SPAK-un, Gjykata i kthen përgjigjen!

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të GJKKO-së.

Veliaj kishte kërkuar që të konstatohej shkelja e procedurave nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) gjatë hetimeve paraprake të çështjes penale nr. 27 të vitit 2024, si dhe të shpalleshin të pavlefshme veprimet hetimore të kryera.

Apeli i Posaçëm nuk e pranoi këtë kërkesë, duke konfirmuar vlefshmërinë e hetimeve të SPAK-ut