Në Rumani po qarkullon një video e pazakontë, një qengj ka vendosur të bëhet shok me një ujk. Zakonisht do të ishte darka e tij, por ky ujk duket se nuk ka asgjë kundër qengjit. Pamjet tregojnë qengjin që ecën pas ujkut, duke bërë çdo lëvizje me të. Interneti shpërtheu me komente dhe meme, duke e quajtur miqësinë e tyre epike dhe të paparashikueshme.
