Shpërthen Elena Kocaqi ndaj Ferit Hoxha/ Gati të largojë Meidanin nga posti i ambasadorit pasi i doli krah studentëve shqiptarë në Maqedoni!

Denion Meidani nuk do te jetë ambasador i Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë Veriore. Burime nga Shkupi dhe Ministria e Jashtme bëjnë me dije për A2CNN se Meidani do të mbyllë parakohe detyrën në Shkup.

Jo zyrtarisht thuhet se arsyet e lëvizjes janë ankesat dhe pakënaqesitë e koalicionit Vlen dhe VMRO-së ndaj diplomatit shqiptar për qëndrimet e tij në debatet dhe diskutimet që kanë përfshirë politikën maqedomase e që kanë lidhje me pakënaqësitë e shqiptarëve për çështje të ndryshme, e fundit ajo për gjuhën shqipe, shkruan A2CNN.

Sipas Burimeve për A2CNN, Mediani mund të emërohet ambasador në Republikën e Kosovës, ndërsa Petrit Malaj në RMV, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht (A2 Televizion) do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE