Tmerr në këtë plazh / Qëllohen për vd ekje 10 persona, agresorët neutralizohen nga policia

Sipas raportimeve të The Sydney Morning Herald, një nga personat e dyshuar për të shtënat është qëlluar nga policia, ndërsa një tjetër është vënë nën arrest.

Një ngjarje e rëndë me përdorimin e armës së zjarrit tronditi Sydney-n e Australisë, ku 10 persona humbën jetën në plazhin e njohur Bondi Beach.

Sipas raportimeve të The Sydney Morning Herald, një nga personat e dyshuar për të shtënat është qëlluar nga policia, ndërsa një tjetër është vënë nën arrest, megjithëse autoritetet nuk kanë konfirmuar ende këto detaje.Pamjet që qarkullojnë në rrjetin social X tregojnë njerëz që shpërndahen me panik në plazh, ndërsa dëgjoheshin të shtënat dhe sirenat e policisë.