TR0NDlTËSE! Policia i vuri prangat vajzës për vr*sjen e mamasë, familjarët e 85-vjeçares kërkojnë që të hetohen djali dhe nusja e saj: I kanë dh*nuar të dyja (DEKLARATA)

Detaje tr*gjike kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Fushë-Mamurras, ku u tha se 57-vjeçarja Violeta Shpani ka qëlluar për vd*kje me th*kë, mamanë e saj 85-vjeçare.

Pas raportimeve të bëra nga mediat të shumta, ka ardhur reagimi i menjëhershëm i familjarëve.

Në reagime të bëra për JOQ Albania, familjarët janë shprehur se Violeta Shpani vuante prej vitesh nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa theksojnë se ajo nuk ka qenë në gjendje të organizojë dhe të kryejë e vetme një krim të tillë. E jo më të fshehë gjurmët e krimit, siç ngjarja u raportua.

Të afërmit e familjes janë shprehur se pranë banesës së 85-vjeçares jetonte edhe djali i saj së bashku me bashkëshorten.

Ata shprehen se marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qenë të mira, duke zbuluar dhe episode të mëparshme dh*ne ndaj nënës dhe motrës, që u kanë shkaktuar atyre edhe thyerjen e gjymtyrëve.

Deklaratat e tyre ngrenë dyshime se djali ose nusja e të moshuarës mund të kenë pasur gisht në vr*sjen e saj.

Për rrjedhojë, ata kërkojnë që hetimet të mos kufizohen vetëm te një pistë te ajo se autorja e ngjarjes është vajza e familjes, por të verifikohen të gjitha rrethanat dhe personat që mund të kenë pasur lidhje me ngjarjen.

Dyshime të tjera rrjedhin dhe nga ceremonia mortore e zhvilluar. Sipas tyre, ceremonia është zhvilluar sipas traditave të krahinës së Mirditës, ku përgatitjet për varrim kërkojnë kohë dhe angazhim të disa personave.

Kështu ata nënvizojnë se një person që vuan nga probleme të shëndetit mendor (siç është vajza e shtëpisë e cila akuzohet për vr*sjen e nënës) do ta kishte të pamundur të kryente i vetëm të gjitha veprimet.

Po ashtu, familjarët bëjnë me dije se ata janë njoftuar për vd*kjen e 85-vjeçares rreth orës 14:00, ndërsa ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Ditën e djeshme, Policia e Lezhës bëri me dije se janë vënë në pranga Violeta Shpani si e dyshuara kryesore e vr*sjes së mamasë së saj, si dhe është proceduar penalisht mjekja e spiitalit e cila e raportoi vd*kjen e të moshuarës si ngjarje e ndodhur për shkaqe natyrale.

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Enigma”.

Zbardhet një ngjarje kriminale, vr*sje në familje, e ndodhur në fshatin Fushë Mamurras, Kurbin.

Dyshohet se ka vr*rë nënën e saj me mjet prerës (thikë), vihet në pranga 57-vjeçarja.

Procedohet penalisht edhe një shtetase (mjeke), e cila ka plotësuar aktin si vd*kje natyrale dhe nuk ka raportuar në Polici rastin.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë siguroi të dhëna në rrugë operative se në fshatin Fushë Mamurras kishte ndërruar jetë një 85-vjeçare më datë 30.04.2026, duke u pretenduar vd*kje natyrale dhe pa u raportuar në Polici.

Nga të dhënat e siguruara nga Policia lindën dyshime të arsyeshme për një ngjarje kriminale.

Bazuar në informacionet e siguruara, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor, i cili në bashkëpunim me Prokurorinë nisi menjëherë veprimet verifikuese dhe hetimore në lidhje me rastin.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe procedurale ka rezultuar se shtetasja D. Sh., 85 vjeçe, ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me mjet prerës (thikë), ndërsa si autore e dyshuar e ngjarjes rezulton vajza e saj, shtetasja V. Sh., e cila jetonte në të njëjtën banesë me viktimën dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Në vijim të veprimeve, u bë ndalimi i shtetases V. Sh., 57 vjeçe, banuese në Fushë-Mamurras, e dyshuar si autore e veprës penale “Vr*sje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thikë), si dhe prova të tjera që lidhen me ngjarjen.

Gjithashtu, janë referuar materialet procedurale në gjendje të lirë për shtetasen A. Ll., mjeke, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, e cila ka plotësuar aktin e vd*kjes, duke e cilësuar si vd*kje natyrale dhe duke mos e raportuar në Polici vdekjen e 85-vjeçares.

Në bashkëpunim me Prokurorin vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe, nëse ka persona të tjerë të përfshirë, për identifikimin dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE